Opozita, drejt pozitës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Dy partitë opozitare në legjislaturën e kaluar, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, janë pranë ngjitjes së rrugës drejt formimit të Qeverisë së re. Kjo pasi Vetëvendosja, e cila doli partia e parë më e votuar në Kosovë, ka lënë derën hapur për koalicion me LDK-në, marrëveshje të cilën nuk e ka përjashtuar as LDK-ja, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Dy subjektet partiake, të cilat ishin opozitë në Kuvendin e Kosovës në legjislaturën e kaluar, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), mund të jenë partnerët e mundshëm që do ta formojnë Qeverinë e re të Kosovës.

Kjo pasi Lëvizja Vetëvendosje (LVV) si fituese e zgjedhjeve, e cila ka të drejtë t’i iniciojë bisedimet për formimin e Qeverisë së ardhshme, e ka lënë derën hapur për bashkëpunim me LDK-në, që në bazë të rezultateve të para të KQZ-së është partia e dytë më e votuar në vend.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, menjëherë pasi shpalli fitoren e partisë së tij theksoi se do t’i trokasë në derë LDK-së për ta formuar Qeverinë e ardhshme të vendit.

Kurse kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, ndonëse e la hapur mundësinë për bashkëpunim me LVV-në, deklaroi se për të vendosur për koalicionet e mundshme partia e saj do të presë publikimin e rezultateve të plota nga KQZ-ja

SHIKO MË SHUMË

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...

Depozitat në bankat vendore shkojnë në 6.05 miliardë euro

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se vlera e depozitave të reja për muajin...

Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku...