Organizata Joqeveritare YAHR nëpër mes kësaj komunikate
për media shpreh keqardhje dhe shqetësimin mbi veprimet e ekzekutivit tëKomunës së Lipjanit, për heqjen e drunjtëve për gjatë rrugës “Gjergj Kastriot – Skënderbeu”, të cilat kanë qenë hapësira gjelbëruese dhe symbol i qytetit të Lipjanit me dekada të tëra , pa u konsultuar paraprakisht me mendimin e qytetarëve të qytetit të Lipjanit.
Sipas Udhëzimit administrative për transparencë në komuna nr. 05/2013, në neni 7, të datës 12.07.2013, ku ka të bëjë me konsultimet e publikut para miratimit të akteve, në pikën 1. thuhet citojmë: *“Aktet e organeve të Komunës , vendimet, rregulloret të cilat janë në interes i nënshtrohen diskutimit publik para miratimit*” , kurse në pikën 2 thuhet citojmë; *“
Organi propozues përgatit projekt-aktin dhe cakton mënyrën e zhvillimit të konsultimit, afatin për konsultim, duke i përfshirë grupet e interesit, seancat dëgjimore me publikun dhe format tjera të pjesëmarrjes së publikut”.*
Andaj, ekzekutivi i Komunë së Lipjanit para se të merr vendimin në fjalë largimin e drunjtëve, është dashur që të konsultohet me grupet e interesit, e në këtë rast që janë qytetarët e qytetit të Lipjanit. Duhet dhe është e obliguar institucionet lokale që të respektojnë normat ligjore që të ritet vendimmarrja e qytetareve në vendimet që merr Komuna dhe që e
atakojnë interesin e drejtpërdrejt të tyre, dhe njëkohësisht që ta rise transparencën karshi qytetarëve më informim paraprakë për rasti të tilla.
Organizata Joqeveritare YAHR rekomandon dhe kërkon që ekzekutivi që në të
ardhmen para se të marrë vendim që paraprakisht të konsultohet e grupet e
interesit, gjegjësisht qytetarët e Komunës së Lipjanit, thuhet në kumunikatën e YAHR-së



