Nuk pranohen dorëheqjet e kryetareve serbe: Për Qeverinë e Kosovës ata ende janë kryetarë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kurti: Demonstratat e vitit 1989, simbol i rezistencës së popullit të Kosovës ndaj shtypjes serbe

Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar demonstratat popullore të vitit 1989, në 35 vjetorin e...

E bën me shkumë dhe i hedh ujë nga vaska – Egla Ceno shpërthen ndaj Meriton Mjekiqit

Po vazhdon akoma përplasja në mes të Meriton Mjekiqit dhe Egla Cenos. Banorët e Big...

Veriu i Mitrovicës është tema më e ndjeshme atëherë kur flitet për raportet Kosovë-Serbi. Pretendimet territoriale mbi këtë pjesë janë tash e sa vite rezultat i raporteve të nxehura në mes të dy shteteve. Megjithatë, edhe pse ideja për të shkëmbyer këtë pjesë të territorit u dha nga presidentët e dy vendeve, në praktikë tashmë kjo po bëhet e mundur.

Institucionet e Kosovës kanë humbur fuqinë në pjesën veriore të vendit pas dorëheqjes së katër kryetarëve të komunave të asaj pjese. E ka kohë që deputetët serb nuk po marrin pjesë as në mbledhje të Qeverisë. Express nga burime të saj mëson se megjithëse katër dorëheqjet janë dorëzuar zyrtarisht, ato nuk po pranohen nga institucionet, sepse Kosovës në dokument ju referohet si “Kosova e Metohija”

Katër dorëheqje janë dorëzuar në Ministrinë e Pushtetit dhe Administratës Publike. Janë këto dorëheqjet e kryetarëve të komunave me shumicë serbe të veriut, që kanë njoftuar zyrtarisht institucionet e Kosovës se nuk do të bartin postet që i kanë marrë me votën qytetare.

Krejt kjo sipas tyre po bëhet në shenjë revolte për vendimin e qeverisë së Kosovës, që të gjitha produkteve serbe e boshnjake të ju vihet taksë prej 100 për qind, që erdhi si kundërpërgjigje për fushatën që e ka bërë tash e sa kohë Serbia kundër Kosovës.
Megjithëse nga Qeveria këtë temë e kanë komentuar pak, kryeministri Ramush Haradinaj sot është deklaruar se ende nuk e di se a mund t’i kualifikojë ato si dorëheqje.

“Dorëheqjet janë e drejtë e kryetarëve dhe e të zgjedhurve. Nuk e di a kualifikohen këto dorëheqje. Ato dorëheqje nuk janë ende definitive jemi duke i shqyrtuar”, tha i pari i Qeverisë.

Express nga burimet e saj mëson se institucionet e Kosovës nuk do t’i pranojnë dorëheqjet e kryetarëve serb, pasi që në dokumentin që kanë dërguar kryetarët e komunave, Kosovës iu referohet si “Kosova e Metohija”, e rrjedhimisht nuk janë të vlefshme. Kjo shihet edhe në dorëheqjen që ka dorëzuar në MAPL kryetari i Zubin Potokut.

Por, tenstionet në mes të kosovarëve e serbëve nuk janë lajm i ditëve të fundit, pasi që ka kohë që ato janë shtuar.

Revolta e parë pati filluar në ditën kur i ashtuquajturi kryetar i zyrës për Kosovën në qeverinë Serbe, Marko Gjuriq ishte arrestuar në veri. Lista serbe atë paralajmëroi daljen nga qeveria.

“Lista Srpska do të del nga qeveria dhe ata nuk do ta kenë më përkrahjen tonë, e dimë se ata do të bashkohen rreth interesave të vet sidomos kundër serbëve ata bashkon lehtë por do të bashkomi edhe ne”, kishte thënë në mars të këtij viti, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq një ditë pas arrestimit të Gjuriqit në takimin që kishte mbajtur me presidentin Aleksandër Vuçiq.

Ky vendim qe përkrahur edhe nga vetë Vuçiq. Atëherë, mediat serbe shkruan edhe se me largimin e Listës serbe do të fillojë edhe formimi i Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, nëse Qeveria e Kosovës nuk do të fillonte me procesin e formimit.
Megjithëse hoqën dorë nga shpallja e njëanshme e Asociacionit të komunave serbe, ata nuk ndryshuan qëndrim sa i përket përfaqësimit në institucionet e Kosovës.

Kuvendin nuk e braktisën duke u deklaruar se në këtë mënyrë do t’i mbronin të drejtat e serbëve të Kosovës, duke luajtur rol të opozitës.

E çdo thirrje që u bëhej për t’u rikthyer në Qeveri ata ju përgjigjeshin se nuk do të kthehen dhe janë gati për zgjedhje të reja.

Edhe pse Ramush Haradinaj ishte deklaruar disa herë se pozita e ministrave serb në Qeveri duhet të sqarohet, një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende.

Ministrat serb, në dorëheqje, kryejnë aktivitetet e tyre, por, duke mos marrë pjesë në mbledhje të Qeverisë e as në komisionet parlamentare, edhe pse nuk kanë hequr dorë nga pagat e privilegjet tjera.

Ata kanë tre ministra, njëri prej tyre edhe në postin e zëvendëskryeministrit, mbanë disa poste të zëvendësministrave dhe kanë 10 deputetë në Kuvend.

Përderisa ministrat serb po injoronin institucionet e Kosovës edhe pse nga aty merrnin paga, në opinion po diskutohej edhe ideja që  doli nga krerët e dy shteteve, shkëmbimi me territore.

Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq e shihnin si zgjidhje më të mirë që Serbia e Kosova të shkëmbenin disa komuna. Pretendimet serbe ishin që të merrnin veriun.
Kjo ide nuk mori përkrahjen e krerëve tjerë të shtetit në Kosovë, ndërsa, ndëkombëtarët patën qëndrime të ndryshme.

Por, në realitet kjo ide filloi të zbatohej kur në veri, komunat me shumicë serbe filluan një revoltë tjetër.

Ata nuk u pajtuan me vendimin e Qeverisë Haradinaj për taksën prej 100% për të gjitha produktet serbe dhe boshnjake,

Kështu nën urdhëra të Beogradit u krijua shtabi i krizës e u nënshkrua edhe një rezolutë ku shkruhej se kanë ndërprerë çdo kontakt me siç thonë ata, Prishtinën zyrtare.
Katër kryetarë të këtyre komunave dhanë atë ditë edhe dorëheqje, bëhet fjalë për komunën e Mitrovicës së Veriut, Zubin-Potokun, Leposaviqin dhe Zveçanin.
Këtë e konfirmoi edhe kryetari i Listës Serbe në një seancë të jashtëzakonshme që u mbajt në veri të Mitrovicës.

Nënshkrimi i rezolutës u pasua edhe nga protesta për ditë me radhë ku banorët serb thonin se kishin mbetur edhe me pak rezerva të ushqimit, e barnave, e vendimi për taksën do të duhej të hiqej menjëherë.

Mirëpo, ajo se çka veproi veriu nën direktiva të Beogradit nuk u përkrah nga komunat serbe të jugut.

Megjithëse, kryetarët e gjashtë komunave me shumicë serbe, të cilat gjenden në anën jugore të lumit Ibër, përmes një komunikate për medie, shprehën mbështetjen për kryetarët e katër komunave veriore, nuk e ndjekën rrugën e tyre për dorëheqje.
“Ndonëse nuk do të marrim masat e njëjta për shkak të rrethanave të ndryshme në të cilat jetojmë, në mënyrë solidare ne do të luftojmë që të pushojë diskriminimi dhe shkelja e të drejtave të njeriut për popullin tonë për shkak të futjes së taksës prej 100 për qind për produktet e importuara nga Serbia”, thuhet në komunikatën që dërgoi Lista Serbe.

Megjithëse qeveria nuk do të pranojë dorëheqjet që kanë dhënë kryetarët serb, në veri veçse është krijuar një bllokadë, pasi që ata kryetarët ka disa ditë që nuk dalin në punë e të njëjtën kohë dorëheqja nuk iu njihet zyrtarisht. Rrjedhimisht Kosova ka humbur fuqinë në atë pjesë./Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Kurti: Demonstratat e vitit 1989, simbol i rezistencës së popullit të Kosovës ndaj shtypjes serbe

Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar demonstratat popullore të vitit 1989, në 35 vjetorin e...

Mot me shi, temperaturat shënojnë rritje

Për të enjten në Kosovë parashikohet fillimisht të kemi parakalimin e sistemit frontal gjatë orëve të...

Policia në kërkim të dyshuarve për vrasjen mbrëmë, publikon emrat dhe fotografitë e tyre

Policia e Kosovës është në kërkim të personave të dyshuar Ahmet (Ali) Berisha dhe...