Një muaj paraburgim për pedofilin izraelit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot me diell dhe vranësira: minimalja 0 gradë Celsius, maksimalja deri në 16

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të pakta në orët e...

Elshani: Policia e Kosovës është e përgatitur për zgjedhjet në katër komunat veriore

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elashni ka treguar se...

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda njofton se ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.S për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi nga neni 232 par. 2 lidhur me par. 1 të KPK-së.

Sipas njoftimit për media Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurit A.S i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

“Gjykata ka konstatuar se ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri në liri mund të fshihet, të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe me qëllim që të jetë i paarritshëm për organet e ndjekjes, pasi që i pandehuri A.S është shtetas i Izraelit. Duke u bazuar në mënyrën dhe rrethanat në të cilën është kryer vepra penale, peshën e veprës penale, karakteristikat personale të të pandehurit si dhe sjelljet e tij të mëparshme, ashtu që nëse i pandehuri qëndron në liri do të mund të përsëris veprën e njëjtë apo të ngjashme penale. Këto rrethana paraqesin shkaqe ligjore të parapara nga neni 187 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.2.3. të KPPK-së, për caktimin e paraburgimit”, thekson njoftimi.

Ndër të tjera në njoftim thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri A.S që nga data 13.10.2019 e deri më datë 14.10.2019, përmes softverit kompjuterik “E-Mule” ka shpërndarë pornografi për fëmijëe, ashtu që i njëjti gjatë kësaj kohe ka shpërndarë 19 video me përmbajtje pornografike për fëmijë dhe disa video të tjera, të cilat i janë zënë në flagrancë nga policia.

Kundër këtij vendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Moti sot me diell dhe vranësira: minimalja 0 gradë Celsius, maksimalja deri në 16

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të pakta në orët e...

Elshani: Policia e Kosovës është e përgatitur për zgjedhjet në katër komunat veriore

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elashni ka treguar se...

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...