Nesër ora 15:00 paraqitja e parë e Nasim Haradinajt në Gjykatën Speciale

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Të martën, më 29 shtator në orën 15, në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në
Hagë do të mbahet paraqitja e parë e Nasim Haradinajt, njofton Gjykata Speciale.

Nasim HARADINAJ u arrestua më 25 shtator në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një
fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Për të dyshuarin është lëshuar fletarrestim për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht
për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, të parapara në Kodin Penal
të Kosovës, sikurse përfshihen në nenin 15(2) të Ligjit nr. 05/L-53 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e
Prokurorit të Specializuar.

Paraqitja e parë e Nasim Haradinajt do të mbahet në seancë publike, e cila mund të përcillet përmes
transmetimit në Internet, me një vonesë të shkurtër në https://www.scp-ks.org/sq/transmetim
Seanca mund të përcillet edhe nga galeria publike e sallës së gjyqit brenda mjediseve të Dhomave të
Specializuara të Kosovës. Gjithashtu, DHSK-ja ka një qendër të posaçme për median, nga e cila gazetarët
mund të punojnë dhe përcjellin seancat me një vonesë të shkurtër.

Për shkak të masave për të parandaluar përhapjen e Kovid-19, numri i ulëseve në galerinë publike dhe në
qendrën për median do të jetë shumë i kufizuar dhe regjistrimi paraprak është i nevojshëm.
Për regjistrimin paraprak, ju lutemi të dërgoni një mesazh elektronik në [email protected] deri në orën 12
në mesditë më 29 shtator.

Në mesazh duhet të shënoni emrin dhe mbiemrin, datën e lindjes, shtetësinë, numrin e
pasaportës/letërnjoftimit, përkatësinë tuaj (p.sh, person privat, diplomat i akredituar, OJQ/shoqëria civile)
dhe të dhëna të tjera relevante. Gazetarët duhet të japin edhe emrin e organit të medias, vendin ku janë të
bazuar, si edhe një skanim të kartelës së shtypit.

Do t’ju informojnë sa më shpejt nëse ka ulëse të lira. Kërkojmë mirëkuptimi tuaj duke mbajtur parasysh
kufizimet e imponuara prej masave për shëndetin publik në përgjigje të KOVID-19.
Më shumë të dhëna për vizitë në DHSK, ndër të cilat edhe të dhëna për masat në lidhje me KOVID-19, mund
të gjeni këtu.

SHIKO MË SHUMË

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...

Depozitat në bankat vendore shkojnë në 6.05 miliardë euro

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se vlera e depozitave të reja për muajin...

Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku...