Në Prishtinë ndizen qirinj në përkujtim të Astrit Deharit, më 5 nëntor marsh me kërkesë për hetimin e vdekjes së tij

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sot mot i vranët e me shi

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Temperaturat minimale do...

Viktima e aksidentit në Lipjan është një 71-vjeçar

Një person e ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur...

Shoqria civile ka organizuar sonte një aksion përkujtimor me moton ‘Unë jam Astriti’ aktivistin e LVV-së, Astrit Deharin, i cili vdiq në rrethana të pasqaruara në Burgun e Prizrenit, tri vjet më parë.

Aksioni është mbajtur në Rrugën ‘Rexhep Luci’ (afër Kino ABC) në Prishtinë, ku tashmë edhe është realizuar një mural përkujtimi të Astrit Deharit.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm familja Dehari, Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, avokati Tomë Gashi, përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të skenës politike dhe qytetarë të shumtë, të cilët kanë ndezur qirinj dhe kanë vendosur lule, në shenjë përkujtimi për Astritin.

Ky aktivitet vije pas publikimit të raportit nga instituti zvicerran i cili përjashtoi mundësinë e vetëvrasjes së Astrit Deharit.

Avni dehari, babai i Astritit, në këtë mbrëmje ka thënë se ka filluar faza e dytë e betejes për vënien para adrejtësisë të fajtorëve në rastin e Astritit.

“Që nga 5 nëntori i vitit 2016, deri pak ditë më parë, organet shtetërore, përfaqësuesit e drejtësisë, pushtetarët kriminel kanë bërë përpjekje që të na e mbushin mendjen se Astriti është vetëvrarë. Me ardhjen e raportit të ekspertëve të institutit nga Zvicra konstatuan se Astritit është vrarë. Me këtë raport faza e parë e betejës për rastin e Astritit është përmbyllur. Tash hapet faza e dytë për t’i nxjerrë përa drejtësisë të gjithë ata që në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të tërthorë kanë marrë pjesë në vrasjen e birtit tonë”, ka thënë ai, përcjell Telegrafi.

Shukri Retkoceri qytetar nga Ferizaj ka thënë se Astritin e kanë mbytur vetëm që ka qenë atdhetar dhe student shembullor.

“O popull ta keni me dije, nuk kemi me lanë guri pa e rrotullue, kriminelat kena me i zbulue, dënim të rëndë kanë me përjetue. Kriminelat e kanë mbytur Astrit Deharin në burg vetëm që ka qenë atdhetar, student shembullor, sikur në kohën e Rankoviqit që e kanë mbytur Fazli Graiqevcin, si në kohën e Milloshit që i kanë mbytur ushtarët më të mirë shqiptarë në armatën popullore jogusllave”, ka thënë ai.

Ndryshe, Jeta Berisha, pjesë e grupit koordinues të aktiviteteve “Unë Jam Astriti” ka thënë se me 5 nëntor, ditë e martë në orën 12:00 në sheshin ‘Skëndërbeu’ do të mbahet një marsh  për të kërkuar drejtësi për Aastrit Deharin me disa kërkesa.

“Do të marshojmë me këto kërkesa: Caktimi i grupit të ri hetimor kredibil si dhe bartja e rastit nga Prokuroria Themelore e Prizrenit në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, shkarkimi dhe hetimi i të gjithë personave përgjegjës në gjithë zingjirin institucional nga qeveria, policia, drejtoria e burgjeve, prokuroria dhe Departamenti i Mjekësisë Ligjore, si dhe fillimi i menjëhershëm i një hetimi të ri kredibil mbi rrethanat e vdekjes së Astrit Deharit, dhe hetimin e rrethanave të vdekjes së shokut të qelisë së burgut Naser Makolli”, ka thënë ajo./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Sot mot i vranët e me shi

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Temperaturat minimale do...

ASK: Deri më tani në Kosovë janë regjistruar 530 mijë banorë

Agjencia e Statistikave të Kosovës po mban konferencën e radhës lidhur me ecurinë e...

Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri 15 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë do të jetë me kushte...