Në Kosovë nis përdorimi i ilaçeve që i aprovoi Trump kundër koronavirusit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Tashmë ka nisur të përdorën edhe në Kosovë dy ilaçet, kombinimi i të cilave supozohet se zvogëlon qëndrueshmërinë  e virusit Covid-19. Ilaçet për herë të parë u aprovuan për përdorim nga Presidenti Donald Trump.

Gazeta Express

Fillimisht shkencëtarët francezë konstatuan se sipas një studimi të hershëm, nëse kombinohet Hdroxychloroquine, që më parë është përdorur kundër Malarias, me antibiotikun Azitrmycin, atëherë koronavirusit të quajtur Covid-19, i zvogëlohet qëndrueshmëria në trupin e pacientit. Ky kombinim u aprovua të përdorët për shërimin e të infektuarve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Klinika Infektive në QKUK ka konfirmuar për Gazetën Express se me këto ilaçe kanë filluar të trajtohen edhe pacientët e infektuar në Kosovë.

“Ju njoftoj se Klinika Infektive ka filluar trajtimin e pacienteve me COVID 19 te rastet indikative me terapinë Hdroxychloroquine dhe Azitromicinë”, thuhet në përgjigjen e Klinikës Infektive.

Javën e kaluar Ministria e Shëndetësisë e ka konfirmuar për Gazetën Express se ilaçet e aprovuara në Amerikë kanë arritur në Kosovë, një dozë është blerë e një pjesë tjetër është siguruar nga një donator që nuk i dihet emri.

“Ministria e Shëndetësisë është në dijeni lidhur me terapinë në fjalë, dhe tashmë ajo ka siguruar një sasi nëpërmjet buxhetit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, kurse një pjesë e vogël është pranuar si donacion nga një operator i brendshëm ekonomik”, thuhet në përgjigjen e MSH’së.

The Washington Post javën e kaluar shkroi se në Nju Jork po rritet në një shkallë dhe një shpejtësi të paprecedentë, shpërndarja e dhjetëra mijëra dozave te pacientët shumë të sëmurë, të ilaçit që deri tash është përdorur kundër sëmundjes së Malarias.

Liderë politikë, përfshirë presidentin Trump, nxitën që të përdoren këto ilaçe të patestuara se mund të jenë efektive ndaj koronavirusit, shkruan The Washington Post.

Sipas kësaj gazete, ekspertët e shëndetësisë kanë rezerva mbi ilaçet sepse ato mund të shkaktojnë atak kardiak apo dëmtim të syve apo edhe mund ta lënë në gjendje kome pacientin.

“Është ngritur si shqetësim në mesin e ekspertëve të shëndetit për rreziqet që lidhen me këtë ilaçe, përfshirë sulmin në zemër dhe humbjen e shikimit”, shkroi WP.

Presidenti Trump në një konferencë për media më 20 mars tha se “nuk kanë asgjë për të humbur”, kur u pyet për rrezikun që mund ta shkaktojnë “ilaçet e patestuara”.

Në Kosovë deri tash janë 126 raste të infektuara me virusin Covid-19. Prej tyre 10 janë shëruar e një ka vdekur. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...