Në Janjevë të Komunës së Lipjanit, u mbajt manifestimi kulturor “ Gjurmët e Gjeçovit”

PUBLIKUAR

10712728_880495125295634_7413977073303813645_n

24 nëntor 2014- Me rastin e 140 vjetorit të lindjes së Shtejën Gjeçovit, dhe ditës së shkollës që e mban të njëjtin emër “ Shtjefën 
Gjeçovi” në Janjevë të Komunës së Lipjanit, sot është mbajtur manifestimi kulturor “Gjurmët e Gjeçovit”.

Sefer Tasholli – Nënkryetar i Komunës së Lipjanit, e ka vlerësuar lart figurën e Shtjefën Gjeçovit, duke thënë se, ky aktivitet kulturor po i kushtohet njërit prej figurave më emblematike.

Ndërsa, Gafurr Bytyqi, përfaqësues i shkollës “ Shtjefën Gjeçovi” në Janjevë, tha se, Janjeva si qendër e kulturës po e nderon këtë emër të shquar me rastin e 140 vjetorit të lindjes së tij dhe ditës së shkollës.

“Janjeva kaherë është qendër e kulturës, dhe nga ky mjedis kanë dalur shumë emra të mëdhenj, ndër ta edhe At Shtjefën Gjeçovi”, ka thënë ai.

Manifestimi është mbyllur me orë letrare nga përfaqësues të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, dhe anëtarëve të grupit letrar “ Fazli Grajqevci” të Lipjanit, si dhe është bërë promovimi i revistës “ Aurora”.

Ndërsa në fund, është hapur ekspozita kushtuar veprës së “ Shtjefën Gjeçovit

SHIKO MË SHUMË

Buja me rastin e betimit të asambleistëve: Urojmë që angazhimi juaj të jetë i mbarë dhe i suksesshëm

Shukri Buja ka ururar 10 asambleistët e zgjedhur për kuvendin e komunës së Lipjanit,...

Imri Ahmeti betohet si Kryetar i Komunës së Lipjanit

Imri Ahmeti është betuar si Kryetar i Komunës së Lipjanit. postimi plotë nga Ahmeti:   Të dashur...

Zjarr në fshatin Kojsk të Lipjanit, lëndohen dy persona

Një zjarr ka shpërthyer gjatë ditës së diel në fshatin Kojsk të Lipjanit, ku...