Napoli refuzon ofertën e madhe të Real Madridit për Koulibalyn

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sot mot i vranët e me shi

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Temperaturat minimale do...

Viktima e aksidentit në Lipjan është një 71-vjeçar

Një person e ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur...

Kalidou Koulibaly është njëri ndër mbrojtësit më të kërkuar në Evropë shkaku i paraqitjeve të tij me Napolin. Mirëpo, pikërisht rëndësia e tij në skuadrën e klubit bën që italianët të mos duan ta shesin futbollistin.

Sipas gazetës italiane, Corriere dello Sport, Real Madridi i ka ofruar 90 milionë euro për qendërmbrojtësin senegalez. Megjithatë, thuhet se Napoli e refuzoi menjëherë ofertën e madrilenëve, transmeton Gazeta Express.

Klubi italian ua ka bërë të qartë të gjitha klubeve që interesohen për Koulibalyn se futbollisti shitet vetëm për 150 milionë euro.

Napoli s’do të mundë ta refuzonte asnjë ofertë prej 150 milionë eurosh, pasi që në kontratën e futbollistit kjo shumë paraqet klauzolën për shkëputjen e kontratës për klubet e huaja.

Gjatë ditëve të fundit është raportuar se Koulibaly ka arritur marrëveshje me Manchester Unitedin për t’u transferuar gjatë verës. Por Napoli duket se s’është i gatshëm ta pranojë as këtë ofertë.

Koulibaly ka qenë në Napoli që nga viti 2014, kur u transferua nga Genku. Ai e zuri menjëherë një vend në ekipin e parë, duke qenë mbresëlënës edhe në Serie A edhe në Ligën e Kampionëve për klubin italian. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...