Mustafa vërejtje Kurtit: Vendimi i djeshëm për taksën është dashur të diskutohet në Qeveri

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me...

Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten ka reaguar lidhur me situatën e fundit të krijuar nga...

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, ka thënë se partneri i tij, kryeministri Kurti është dashur që njëherë ta diskutojë në Qeveri planin për taksë, e pastaj ta publikojë atë.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se vendimi për heqjen e pjesshme të taksës prej 100 për-qind ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina është dashur së pari të trajtohet në Qeveri dhe pastaj të publikohet.

Mustafa ka thënë se tani kemi të bëjmë me një kërkesë eksplicite të Shteteve të Bashkuara ku theksohet se tarifa duhet të hiqet dhe të mos zëvendësohet me masën e reciprocitetit.

“Kemi një kërkesë më eksplicite të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që tarifa të hiqet dhe të mos zëvendësohet me reciprocitet. Ka edhe një deklaratë nga Bashkimi Europian që e përshëndesin si hap propozimin e dhënë nga Kryeministri Albin Kurti”.

“Unë mendoj se duhet të ulemi me bashkësinë ndërkombëtare [SHBA-në dhe BE-në] dhe të gjejmë një zgjidhje të pranueshme për të gjitha palët në mënyrë që të ndërmerren masat që tarifa të hiqet, por po ashtu të detyrohet Serbia që të heq dorë nga të gjitha masat jo-tarifore dhe të heq dorë prej propagandës ose fushatës që po e bënë kundër njohjeve të Kosovës edhe të hapet pastaj rruga për njohjen e ndërsjellë”, ka thënë Mustafa për Klan Kosova.

“Mendoj se ka akoma hapësirë që me Lëvizjen Vetëvendosje të ulemi dhe t’i shohim të gjitha mundësitë, të gjejmë një zgjidhje e cila e ruan partneritetin me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian sepse Kosova e izoluar nuk ka perspektivë dhe ardhmëri”.

“Unë nuk po them se e përkrahi apo nuk e përkrahi njoftimin e kryeministrit Kurti lidhur me taksën. Atë që Kurti e dha mbrëmë është dashur të shtrohet në Qeveri. Vendimet publikisht jepen vetëm pasi t’i ketë aprovuar Qeveria”.

“Pa marrë parasysh se si e ka shtruar Kurti atë, ajo duhet me qenë çështje e Qeverisë. Vet fakti që SHBA-të u deklaruan qartë duke thënë se nuk e pranojnë kurrfarë heqje të pjesshme apo heqje me kushte, flet se jemi në një periudhë në të cilën ne prapë duhet të kthehemi dhe të dëgjojmë se çfarë po thonë SHBA-të, të ruajmë partneritetin me ta dhe në këtë frymë të bëjmë zgjidhjen e këtij problemi”.

SHIKO MË SHUMË

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me...

Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten ka reaguar lidhur me situatën e fundit të krijuar nga...

Hovenier: Jankoviqin e njohim mirë, jemi të shqetësuar për të – shpresoj të lirohet shpejt

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se janë të shqetësuar për ndalimin...