Mustafa thotë se me VV-në e PSD-në po punojnë për rrëzimin e Qeverisë, tregon a do rikandidojë për kryetar të LDK-së

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Dhunë fizike, psikike, kanosje e përdorim i armës, 12 raste të dhunës në familje në Kosovë në 24 orë

Policia e Kosovës ka njoftuar për 12 raste të dhunës në familje në 24...

Kurti: Demonstratat e vitit 1989, simbol i rezistencës së popullit të Kosovës ndaj shtypjes serbe

Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar demonstratat popullore të vitit 1989, në 35 vjetorin e...

Lidhja Demokratike e Kosovës është duke punuar vazhdimisht me Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partinë Sociale Demokrate për të siguruar votat që do të rrëzonin qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Këtë e ka bërë të ditur, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm, përcjellë Indeksonline.

 

 

Mustafa tha se rrëzimi i qeverisë nuk është vetëm në interes të opozitës dhe të qytetarëve por edhe të pozitës.

“Tani jemi ne duke bërë përpjekje që të koordinojmë çështjet me Vetëvendosjen dhe me Partinë Social Demokrate që të kemi votat e nevojshme që të shpallim mosbesimin. Këto votat ende nuk kemi arritur që t’i bëjmë por jemi në përpjekje çdo javë. Nuk është veç në interes të opozitës por edhe të qytetarëve e ndoshta edhe ma shumë në interes të pozitës në mënyrë që t’i ndalim të mos bëjnë gabime”, ka thënë Mustafa.

Kreu i LDK-së nuk ka pranuar të flasë nëse do të kandidojë që të marrë edhe një mandat në krye të LDK-së.

Ai tha se ende nuk e kanë diskutuar një gjë të tillë dhe se me këtë çështje do të merren pas përfundimit të zgjedhjeve të brendshme nëpër degë.

“Nuk kanë qenë pjesë e diskutimit sepse ato po vazhdojnë pjesë kanë qenë vetëm të arriturat e LDK-së. Pasi ta përmbyllim procesin zgjedhor nëpër degë atëherë ne do të diskutojmë edhe për zgjedhjet në krye të LDK-së”.

Mustafa ka komentuar edhe idenë e themelimit të një Tribunlai i cili do të merret me krimet e serbëve në Kosovë.

Ndonëse thotë se do mbështesin çfarëdo iniciative që kërkon përgjegjësi nga kriminelët, një tribunal i tillë ndërkombëtar, sipas Mustafës,  nuk mund të bëhet nga Kosova.

Ai thotë se këto iniciativa duhet të drejtohen nga institucionet ndërkombëtare. /Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Dhunë fizike, psikike, kanosje e përdorim i armës, 12 raste të dhunës në familje në Kosovë në 24 orë

Policia e Kosovës ka njoftuar për 12 raste të dhunës në familje në 24...

Kurti: Demonstratat e vitit 1989, simbol i rezistencës së popullit të Kosovës ndaj shtypjes serbe

Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar demonstratat popullore të vitit 1989, në 35 vjetorin e...

Mot me shi, temperaturat shënojnë rritje

Për të enjten në Kosovë parashikohet fillimisht të kemi parakalimin e sistemit frontal gjatë orëve të...