Mustafa: Në qeverisjen time as zyrtarisht as jozyrtarisht nuk është biseduar për territore

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kurti: Demonstratat e vitit 1989, simbol i rezistencës së popullit të Kosovës ndaj shtypjes serbe

Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar demonstratat popullore të vitit 1989, në 35 vjetorin e...

E bën me shkumë dhe i hedh ujë nga vaska – Egla Ceno shpërthen ndaj Meriton Mjekiqit

Po vazhdon akoma përplasja në mes të Meriton Mjekiqit dhe Egla Cenos. Banorët e Big...

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se në qeverisjen e tij nuk është biseduar as zyrtarisht dhe as jozyrtarisht për shkëmbim territoresh.

Mustafa ka shkruar se ide të tilla asnjëherë nuk janë shtruar e as trajtuar, transmeton Indeksonline.

 

 

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë
Në qeverisjen time nuk është biseduar as zyrtarisht dhe as jozyrtarisht për shkëmbim territoresh.
Ide të tilla asnjëherë nuk janë shtruar dhe nuk janë trajtuar. Në qoftë se dikush i ka pasur në kokë, unë nuk ia kam lexuar dhe as që do të dëshiroja t’ia lexoj.
E kuptoj frustrimin e para zgjedhjeve dhe logjikën për të spërkatur në të gjitha anët, por duhet të kemi një minimum etike dhe sinqeriteti. Kjo vlen edhe për z. Daut Haradinaj i cili dje deklaroi se ideja për ndryshim territoresh ka lindur në kohën e qeverisjes së Isa Mustafës. Minimumi që duhet të thoshte z. Haradnaj është një fakt i vetëm se kjo është përmendur dhe ka ndodhur gjatë qeverisjes time. Nuk mahitem me Dautin me etiketime si të shkretë apo të mjerë, sepse e përkujtoj se jam lider i partisë më të fuqishme në Kosovë, por e ftoj që garën ta zhvillojë në rrafshin e argumenteve. Mos të shërbehet me të pavërteta. IM

SHIKO MË SHUMË

Kurti: Demonstratat e vitit 1989, simbol i rezistencës së popullit të Kosovës ndaj shtypjes serbe

Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar demonstratat popullore të vitit 1989, në 35 vjetorin e...

Mot me shi, temperaturat shënojnë rritje

Për të enjten në Kosovë parashikohet fillimisht të kemi parakalimin e sistemit frontal gjatë orëve të...

Policia në kërkim të dyshuarve për vrasjen mbrëmë, publikon emrat dhe fotografitë e tyre

Policia e Kosovës është në kërkim të personave të dyshuar Ahmet (Ali) Berisha dhe...