Morrati thotë se Interi është i sigurt në duart e Suning

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Qeveria e Shqipërisë fillon konsultimet e projektligjit për shëndetin seksual dhe riprodhues

Një grua mund të bëhet nënë përmes riprodhimit të asistuar pasi të ketë kaluar...

Ambasada amerikane bën thirrje: Dhuna në familje është krim, mos duroni!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë thirrje që të...

Në një intervistë të dhënë në kushte surreale, me studion e boshatisur nga frika e “Coronavirus”, ish-presidenti i Inter, Massimo Moratti ka përjashtuar mundësinë që të riblejë klubin zikaltër, teksa ka folur mbi shumë çështje të nxehta në kampin interist.

“Steven Zhang është shumë i sjellshëm. Ccdo herë që më takon thotë se është shumë krenar që është president. Është një djalosh shumë inteligjent dhe i ndjeshëm, me shumë mundësi. Ndodhemi në duar të sigurta”.

“Nuk e kam menduar kurrë që të riblej Inter. Natyrisht do të më pëlqente të kisha të njëjtën moshë të asajkohe, por nuk do ta ribëja. Ishte një kapitull shumë i bukur, por tashmë ndodhemi në duart e njerëzve që e shohin të ardhmen në mënyrën e duhur”.

“Cantona është futbollisti që do të doja të kisha, por që nuk erdhi kurrë. Që nga dita e parë e desha, edhe pse nuk ishte i vetmi, por më kryesori”.

“Ajo me Figon ishte një kontratë mbi një pecetë. Figo erdhi të më takojë në plazh. Asaj kohe dëshironte të ishte i sigurtë mbi ccështjet kryesore të një kontrate, ndaj arrita të shkruaj dy shifra mbi pecetë, të cilën ai e solli me vete të nesërmen në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave zyrtare”.

“Sneijder erdhi tek Inter nëpërmjet një barista. Po po, ishte një djalosh që kishte një bar në plazh. Unë dhe im birë nisëm të flisnim me atë dhe duke folur për Sneijder më bindi. Më tha dy gjëra të thjeshta që më bindën. Fatkeqësisht nuk u bë më i gjallë në qarkullim, pavërëisht faktit që këtë episode e kam rrëfyer shumë herë”.

“Futbollisti që kam dashur më shumë? Ronaldo, Recoba, por njëri që kam dashur më shumë ishte edhe Ibrahimovic. Një profesionist i madh. Nëse do të përmendja një tjetër, jo aq të njohur, ai është Ince”, deklaroi Moratti./Telesport/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...