Molliqaj thotë se regjimi i VV’së po i bindet Erdoganit, po e paraqesin Skënderbeun oborrtar të Sulltanit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka kritikuar pamjen e shtatores së heroit Gjergj Kastriotit-Skënderbeu të vendosur në Prizren.

Ai thotë se ata të cilët e paraqesin Skënderbeun si oborrtar të Sulltanit, janë vetë oborrtarë të presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Kështu është shprehur ai me anë të një postimi në Facebook, të cilit i ka bashkëngjitur një fotografi, në të cilën shihej edhe kryetari i Prizrenit që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, duke shtuar se sipas tij, ky është rasti i dytë që “partia regjim” zbaton instruksionet e Erdoganit.

“Ngrirjet e momenteve sublime të historisë qoftë si data, qoftë si përmendore janë shëmbylltyra për orientim. Skënderbeu i shqiptarëve nuk është sanxhakbej, por as kalorësi i krishtërimit. Skënderbeu i shqiptarëve është Skënderbeu si unifikues antiperandorak. Skënderbeu që lirinë e gjen në shpirtin e popullit të vet”, ka shkruar Molliqaj në shkrimin e tij.

Sipas tij, disiplinimi i Skënderbeut në Prizren është në përputhje të plotë me neo-otomanizmin e projektuar nga Erdogan.

“Ky projektim nuk e duron Skënderbeun në pozicion lufte. Autori i veprës edhe artistikisht të shëmtuar na e tha qartë motivin dhe burimet që ka përdorur. Ai na tha se Skënderbeu i tij është Skënderbeu i perandorisë që Sulltani e donte si të birin e vet. Kryetari Haskuka e mbrojti atë duke e quajtur ‘origjinale’. Mos harroni, ky është rasti i dytë që partia regjim zbaton instruksionet e Erdoganit. Rasti i parë është favori marramendës që ish-ministri Besnik Bislimi i pati bërë kompanisë ‘Limak’ që është pronare e aeroportit”, ka shkruar tutje Molliqaj. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...

Depozitat në bankat vendore shkojnë në 6.05 miliardë euro

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se vlera e depozitave të reja për muajin...

Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku...