Mobilizohen komunat – a do të mund t’u bëjnë ballë vërshimeve?

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Aksidenti me fatalitet në Lipjan: Kërkohet paraburgim për shoferin e kamionit

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit...

Ramiz Qeriqi thotë se gjatë kohës së luftës i ka raportuar Fatmir Limajt dhe jo Rexhep Selimit

(Përditësuar, ora 13:11)- Dëshmitari Ramiz Qeriqi tha se gjatë kohës së luftës kur ka...

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se si pasojë e reshjeve të shiut mund të ketë vërshime në vend. E komunat të cilat pritet të përballen me vërshime janë Peja, Deçani, Juniku, Prizreni dhe Dragashi. Në disa prej këtyre komunave thonë se kanë bërë përgatitjet e duhura në rast të vërshimeve. Ndërkohë, meteorologu Sylë Tahirsylaj thotë se mund të ketë vërshime, por jo me shkallë të lartë të rrezikshmërisë.

Arjeta Shabani

Paralajmërimet e meteorologëve kanë bërë që komunat të bëjnë përgatitje në rast të vërshimeve. Në komunat në të cilat janë paralajmëruar vërshime thonë se kanë bërë përgatitjet e duhura.

Deklarojnë se kanë edhe mjete mjaftueshëm në dispozicion.

Në Komunën e Prizrenit thonë se janë të përgaditur në rast të vërshimeve.

Zëdhënësi për media në këtë komunë, Lis Dorambari i ka thënë Gazetës Express se ata kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhura në koordinim edhe me ekipet e tjera emergjente për gjendjen e paralajmëruar për vërshime.

Dorambari deklaron se hera e fundit që kanë ndodhur vërshime në Prizren ështe qershori i vitit të kaluar.

“Komuna ka në dispozicion mjetet të mjaftueshme për intervenime emergjente me anë të ekipeve të zjarrfikësve dhe kompanive të kontraktuara për menaxhimin e situatave të krijuara nga fatkeqësitë natyrore. Hera e fundit kur kanë ndodhur vërshime në Komunën tonë ka qenë qershori i vitit të kaluar (2018).

Edhe në Komunën e Junikut thonë se i kanë bërë përgatitjet e duhura dhe se kanë mjete të mjaftueshme për t’i përballuar vërshimet.

Nënkryetari i Komunës së Junikut, Faik Tofaj i ka thënë Gazetës Express se ata janë të përgatitur në rast të vërshimeve.

Tofaj deklaron se hera e fundit që Juniku është përballur me vërshime është viti 2017’të.

“Po. Komuna e Junikut është e pregaditur në rast të vërshimeve eventuale. Varet nga sasia e vërshimeve, por për vërshime të rëndomta kemi mjete të mjaftueshme për t’i përballuar ato.Hera e fundit që në komunën e Junikut ka pasur vërshime është para dy viteve”, ka thënë Tofaj për Express.

Edhe Komuna e Suharekës dhe ajo e Malishevës, të hënën, kanë pohuar se organet përkatëse janë mobilizuar për t’u përballur me situatën dhe përmbytjet eventuale.

Komuna e Suharekës përmes një njoftimi ka pohuar se nga dita e martë janë paralajmëruar vërshime në këtë Komunë.

“Sipas paralajmërimeve që ka bërë Sektori i Hidrologjisë i Institutit Hidrometeorologjik, nga nesër (e martë) do të ndodhin vërshime në Kosovë për shkak të reshjeve të mëdha që do përfshijnë vendin në ditët në vijim. Parashikohet që reshjet të jenë të pandërprera për 72 orë me një sasi prej >30 – 50 mm, dhe me probabilitet të lartë të reshjeve ekstreme, përmbytjeve dhe rrëshqitje të dheut në zonat e ndjeshme. Zonat më të goditura do të jenë pjesa perëndimore dhe ajo jugore e vendit”, thuhet në njoftimin e Komunës së Suharekës. Aty thuhet se ky paralajmërim i Institutit Hidrometeorologjik është diskutuar të hënën në takimin e rregullt të Këshillit të drejtorëve.

Ndërkohë,  për vërshimet e paralajmëruara meteorologu Sylë Tahirsylaj thotë se nuk ka vend për shqetësim.

Tahirsylaj i ka thënë Gazetës Express se mund të ketë vërshime, por jo me shkallë të lartë të rrezikshmërisë.

“Vendet ku mund të dëmtohen janë lumenjtë të cilët mund të dalin nga shtrati, mund të ketë vërshime të dobëta por jo me shkallë të lartë të rrezikshmërisë. Lumenjtë e Kosovës janë të pambrojtur, janë të degraduar me mbetjet e ngurta që nga paslufta e deri më tash, nxjerrja e zhavorrit e shumë procese të tjera të cilat faktori njeri i ka shkaktuar. Prandaj nuk ka nevojë për ndonjë shqetësim të qytetarëve”, ka thënë Tahirsylaj për Express.

Deklaron se vendi do të vazhdojë të jetë në ndikimin e fushës së dobët të shtypjes atmosferike dhe si rrjedhojë moti do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira, reshje shiu me intervale të shkurtra kohore, vetëtima e bubullima.

Ai ka theksuar se temperaturat minimale do të luhaten nga 5 deri në 7 gradë celsius, ndërsa ato maksimale deri në 17 gradë celsius.

“Të enjten ngrihen temperaturat, ndërpriten reshjet pasdite, minimale 10 maksimale 22 gradë celsius. Këto reshje janë si rezultat i masave ajrore që vijnë nga pjesa verilindore e rajonit, janë masa relativisht të ftohta për këtë sezon, por kjo nuk është ndonjë gjendje alarmate”, ka thënë Tahirsylaj.

Ndryshe, sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vërshimet do të fillonin nga e marta.

“Sipas njoftimit të IHMK vërshimet do të paraqiten me datën 14.05.2019, dhe do përfshijnë pjesën perëndimore, jugore dhe veriore te Kosovës. Parashikohet që reshjet të fillojnë 72 orë pas shpalljes se njoftimit, me një sasi prej >30 – 50 mm, dhe me probabilitet të lartë të reshjeve ekstreme, përmbytjeve dhe rrëshqitje të dheut në zonat e ndjeshme. Zonat më të goditura do të jenë pjesa perëndimore dhe jugore e vendit”, thuhej në njoftimin e IMHK-së./Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Sot mot i vranët e me shi

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Temperaturat minimale do...

ASK: Deri më tani në Kosovë janë regjistruar 530 mijë banorë

Agjencia e Statistikave të Kosovës po mban konferencën e radhës lidhur me ecurinë e...

Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri 15 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë do të jetë me kushte...