Ministria e Mbrojtjes: FSK nuk ishte pjesë e operacionit të Policisë në Veri

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Në rreshtin makinave të Policisë së Kosovës të cilat ishin nisur sot për në veri të Republikës së Kosovës për një aksion bastisje e arrestimi lidhur me rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, është parë edhe një kamion i Ushtrisë së Republikës së Kosovës, raporton Gazeta Express.

Express ka raportuar lidhur me këtë, ndërkohë ka kërkuar përgjigje zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes, nëse FSK’ja ka qenë pjesëmarrëse në aksionin e sotëm në veri të Mitrovicës bashkë me policinë e shtetit.

Në përgjigjen e marrë nga Zyra për Media e kësaj ministrisë, thuhet se FSK’ja nuk ka pasur angazhime në aksionin e sotëm në veri të Mitrovicës.

“Nuk ka pasur angazhime të FSK-së në veri të Mitrovicës në aksionin e Policisë së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e dhënë për Gazetën Express.

Ndërkohë sot gjatë aksionit të Policisë së Kosovës në veri është arrestuar një hetues policor, pasi që Prokuroria ka siguruar fakte se i njëjti ka vepruar nën direktivat e grupit kriminal të Milan Radojicicit.

Në kërkim është edhe një zyrtar tjetër policorë, ndërkohë i arrestuari i dytë gjatë aksionit të sotëm është liruar./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...