Milaim Zeka: Kryeprokurori Aleksandër Lumezi do të marrë ftesë nga Specialja

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka i ftuar në emisionin Frontal të T7 ka thënë se ka informata që edhe kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi do të ftohet në Hagë nga Gjykata Speciale.

“Unë kam disa informacione se nga Gjykata Speciale do të ftohet edhe kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi”, ka thënë Zeka.

Ai ka thënë se Gjykata Speciale Shpend Maxhunin, Aleksandër Lumezin , Driton Lajçin dhe Abelard Tahiri i ka ftuar ose do t’i ftojë për rrjedhje të informacioneve, shkruan Gazeta Express.

“Shefi i AKI-së, së bashku me Aleksandër Lumezin dhe Ministrin e Drejtësisë Abelard Tahiri mund të akuzohen për rrjedhjen e informacioneve dhe kërcënimin dhe shantazhin që ju kanë bërë dëshmitarëve të Hagës”,

Ai ka thënë se më “serioze e kanë punën këta persona në raport me Gjykatën Speciale se sa vet Kadri Veseli”

Ai tutje ka deklaruar se informatat për ftesat e Gjykatës Speciale i ka pasur të sakta dhe kjo u konfirmua me ftesën e ardhur për kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...