“Messi nuk do ta lërë Barcelonën për Man Cityn ose Juventusin”

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Rivaldo pret që 10-shi i Barçës të pensionohet në ‘Camp Nou’. Leo është pjesë e Barcelonës që në moshën 14 vjeçar. Ai ka thyer rekorde e ka shkruar histori, derisa është shndërrruar në më të mirin e të gjitha kohëve.

Lionel Messi nuk do të shkojë te Manchester City ose Juventusi, thotë Rivaldo, që ka mbështetur argjentinasin të qëndrojë dhe të pensionohet në ‘Camp Nou’.

Situata nuk është e mirë aktualisht te Barça, pas polemikave mes Abidal dhe Messit, çka shtyri mediat të raportojnë për një largim të mundshëm të 32-vjeçarit nga kampioni i Spanjës.

Manchester City, Juventusi – janë klubet kinse do të bënin çmos për ta pasur në skuadër një kampion si Messi, megjithatë, legjenda e Barcelonës, Rivaldo, mendon se Leo është mirë aty ku është dhe atletet do t’i varë në ‘Camp Nou’.

“Nuk më duken aspak serioze spekulimet se Lionel Messi do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit”, tha Rivaldo.

“Sinqerisht, mendoj se ai do t’i japë fund karrierës në Camp Nou. Ai ka qenë pjesë e Barçës që në moshën 14 vjeçare. Ka lidhje të madhe me klubin, klubi me të gjithashtu, kështu që nuk mendoj se do të ishte mirë të largohet”.

“E shoh si një lojtar vetëm për një klub, si Francesco Totti te AS Roma ose Rogerio Ceni te Sao Paulo”.

“Është e vështirë të mendosh se një ditë mund ta shohësh Messin duke luajtur kundër Barcelonës në Champions League, kështu që edhe nëse largohet në të ardhmen, e imagjinoj se do të jetë jashtë Europës, në Kinë apo MLS”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...