Kufiri mes Serbisë dhe Maqedonisë tek Presheva është mbyllur sonte. Kështu ka mësuar agjencia serbe e lajmeve, “FoNet” nga kjo pikë kufitare.
Si pasojë e mundësisë reale të ardhjes së refugjatëve nga Maqedonia përmes Preshevës kanë bërë që nga Beogradi të nisen përfaqësues të Ministrisë së Punës si dhe Komesari për refugjatë.
Kjo agjenci lajmesh ka mësuar gjithashtu se është arritur marrëveshje për vendosjen e refugjatëve maqedonas e serbë, të cilët vijnë nga Kumanova, në Vranjë, qytet i cili është edhe i vëllazëruar me Kumanovën.


