Mbyllet afati për pranimin e studentëve në UP, provimet nga 15 korriku

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ambasada amerikane bën thirrje: Dhuna në familje është krim, mos duroni!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë thirrje që të...

Lajçak thotë se shoqëritë e Kosovës dhe Serbisë s’e duan normalizimin: Sa herë Kurti e Vuçiq bëjnë ndonjë hap, ka kritika

Emisari i BE’së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, përgjegjës për bisedimet Kosovë-Serbi, ka thënë...

Të premten është mbyllur afati për regjistrimin e studentëve në Universitetin e Prishtinës, i cili ka zgjatur për 7 ditë  me radhë. Derisa provimet pranuese  pritet të mbahen nga data 15 korrik.

12 korriku ka qenë dita e fundit e konkursit për pranimin e studentëve të rinj,  në Universitetin e Prishtinës.

Mirëpo për Ermir Mulajn, është hera e dytë që ka ardhur nga Komuna e Klinës që të aplikojë në departamentin e Gjuhës Gjermane.

“Kam ardhur të banojë më djalin e dajës pasi është e vështirë të udhëtoj nga Klina për shkak të largësisë. Kam qenë edhe dje por shërbimi nuk ka punuar”, thotë për RTV Dukagjinin, Ermir Mulaj.

Ai thotë se për paraqitjen e dokumenteve iu deshtë ndihma e motrës.

Kurse Armend Beqiri pretendon të jetë student i Gjuhës Angleze në UP, megjithëse problem  e ka largësinë e fakultetit nga qyteti prej nga vjen.

“Do të ishte shumë më mirë që ky fakultet të ishte në Pejë për shkak të udhëtimit e gjëra të ngjashme”, thotë Armend Beqiri, përcjell telegrafi.

Provimet pranuese në 13 fakultetet e UP-së do të mbahen në datat 15, 16 dhe 17 korrik. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ambasada amerikane bën thirrje: Dhuna në familje është krim, mos duroni!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë thirrje që të...

Lajçak thotë se shoqëritë e Kosovës dhe Serbisë s’e duan normalizimin: Sa herë Kurti e Vuçiq bëjnë ndonjë hap, ka kritika

Emisari i BE’së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, përgjegjës për bisedimet Kosovë-Serbi, ka thënë...

Moti sot me diell dhe vranësira: minimalja 0 gradë Celsius, maksimalja deri në 16

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të pakta në orët e...