“Mbi 300 mijë euro humbje nga greva e minatorëve”

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Aksidenti me fatalitet në Lipjan: Kërkohet paraburgim për shoferin e kamionit

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit...

Ramiz Qeriqi thotë se gjatë kohës së luftës i ka raportuar Fatmir Limajt dhe jo Rexhep Selimit

(Përditësuar, ora 13:11)- Dëshmitari Ramiz Qeriqi tha se gjatë kohës së luftës kur ka...

Greva e minatorëve të “Trepçës”, e nisur më 3 janar 2019, ka vazhduar edhe më tej, ndërkohë dy kërkesat e minatorëve grevistë mbesin kryesore për t’u plotësuar, në mënyrë që greva të ndërpritet. Minatorët edhe më tutje kërkojnë që t’u rritet paga për 20 për qind, si dhe të shkarkohet Bordi Mbikëqyrës, i cili udhëhiqet nga Ardian Syla

Ky i fundit nuk e ka parë të arsyeshme të dalë para grevistëve dhe të tregojë për situatën, por këtë e ka bërë ushtruesi i detyrës së drejtorit menaxhues të “Trepçës”, Xhevdet Tahiri. Ai nuk e ka përkrahur grevën e minatorëve të “Trepçës” dhe ka kërkuar nga ata që ta ndërpresin, duke ua bërë të qartë atyre se pagat nuk mund të rriten për shkak të gjendjes së rëndë financiare në “Trepçë”. Tahiri ka thënë gjithashtu se në “Trepçë” ka hyrë politika, e cila ka penguar përpjekjet për rimëkëmbjen e saj.

Se në “Trepçë” ka hyrë politika dhe e ka rrënuar atë, ka thënë edhe kryetarja e Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Sala Berisha-Shala. Edhe Tahiri e edhe Berisha-Shala vlerësojnë se minatorët janë të manipuluar nga politika e nga opozita dhe në këtë mënyrë janë krijuar probleme të funksionimit të ndërmarrjes./zeri

 

SHIKO MË SHUMË

Sot mot i vranët e me shi

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Temperaturat minimale do...

ASK: Deri më tani në Kosovë janë regjistruar 530 mijë banorë

Agjencia e Statistikave të Kosovës po mban konferencën e radhës lidhur me ecurinë e...

Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri 15 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë do të jetë me kushte...