Mane: Gara për titull s’ka qenë aspak e lehtë për Liverpoolin

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Depozitat në bankat vendore shkojnë në 6.05 miliardë euro

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se vlera e depozitave të reja për muajin...

Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku...

Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane, ka insistuar se gara për titullin e Premierligës këtë sezon nuk ka qenë aspak e lehtë për skuadrën e Jurgen Kloppit, për kundër që ajo i ka lënë shumë prapa rivalët në këtë garë.

“The Reds” i kanë humbur vetëm dy pikë nga 27 ndeshjet e zhvilluara deri më tani në ligën elitare të futbollit në Angli, në një sezon ku mund të thyhen disa rekorde, transmeton Gazeta Express.

Tani Liverpooli e ka në dorë të vet ta fitojë titullin e parë si kampion i Anglisë në 30 vjet, pasi që i duhen vetëm edhe katër fitore të tjera për ta konfirmuar edhe matematikisht triumfin.

Klubet që në fillim të sezonit kishin shpresuar se do të bëheshin vetë kampione këtë sezon, përfshirë këtu edhe kampionin në fuqi Manchester Cityn, kanë mbetur shumë prapa Liverpoolit. Por, Mane mohon ta ketë pasur të lehtë Liverpooli këtë arritje.

“A e kishin të lehtë? Oh, sa do të doja të ishte ashtu. Ne e dimë se Premierliga është liga më e mirë në botë dhe duhet ta japësh 100 përqindëshin nga vetja çdo ndeshje nëse dëshiron të fitosh”, ka thënë Mane për BBC Sport.

“Ne gjithmonë tentojmë ta bëjmë këtë dhe mendoj se deri më tani na ka funksionuar shumë mirë, por ne duhet të punojmë shumë për ta arritur atë që duam ta marrim”.

“Qëllimi ynë që nga fillimi i sezonit ishte ta fitojmë titullin e ligës. Kështu që, nëse e fitojmë, kjo do të jetë e mrekullueshme për klubin dhe për tifozët”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...