Man Unitedi hyn në garë për Piatekun

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Aksidenti me fatalitet në Lipjan: Kërkohet paraburgim për shoferin e kamionit

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit...

Ramiz Qeriqi thotë se gjatë kohës së luftës i ka raportuar Fatmir Limajt dhe jo Rexhep Selimit

(Përditësuar, ora 13:11)- Dëshmitari Ramiz Qeriqi tha se gjatë kohës së luftës kur ka...

Manchester Unitedi  raportohet se i është bashkuar Tottenhamit në garën për sulmuesin polak të Milanit, Krzysztof Piatekun, pasi që trajneri Ole Gunnar Solskjaer e do një sulmues për ta zëvendësuar Marcus Rashfordin e lënduar.

Ole Gunnar Solskjaer është duke e kërkuar një lojtar për ta përforcuar repartin e sulmit gjatë këtij afati kalimtar të janarit. Mirëpo, në garën për Krzysztof Piatekun, Djajtë e Kuq përballen me konkurrencë nga ana e Tottenhamit dhe Newcastle, transmeton Gazeta Express.

Sipas mediumit The Athletic, Manchester Unitedi tashmë e ka kontaktuar klubin italian e për më tepër thuhet se klubi anglez ishte interesuar për polakun qysh para lëndimit të Rashfordit.

Këto lajme vijnë në një kohë kur raportohej se Tottenhami ishte afër arritjes së një marrëveshjeje për transferimin e Piatekut, për ta zëvendësuar Harry Kane-n e lënduar.

Për 24-vjeçarin janë interesuar edhe Newcastle, Aston Villa dhe Fiorentina, megjithatë ai thuhet se është i interesuar të luajë në Ligën e Kampionëve dhe kjo bën që më shumti gjasa për transferimin e tij të ketë Tottenhami.

Milani e kishte siguruar transferimin e Piatekut nga Genoa për 35 milionë euro gjatë janarit të vitit të kaluar. Kuqezinjtë tani janë të gatshëm ta lirojnë sulmuesin, por ata duan t’u kthehen paratë që i kishin shpenzuar për të para një viti.

Sulmuesi 24-vjeçar kishte arritur t’i shënojë 30 gola në të gjitha garat gjatë sezonit të kaluar, mirëpo këtë sezon ka kontribuar me vetëm katër gola.  Vendi i tij në skuadër rrezikohet edhe më shumë pas ardhjes së Zlatan Ibrahimovicit, mirëpo Piateku thuhet se do të preferonte të luftonte për ta zënë një vend në skuadrën e Stefano Piolit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...