Man City rrezikon të dënohet edhe në Premierligë, mund të bie në Ligën e Dytë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rafuna: Problem të zhvillohet biznesi te ne, flitet për sulme nga Serbia çdo ditë

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë në “Pressing” të...

Delegati apostolik vjen në Prishtinë, Presidentja e falënderon që Kosovës iu lejua prania e përhershme në Vatikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë...

Manchester City mund ta dënohet edhe me ulje të pikëve në Premierligë dhe rrezikon edhe të bie në Ligën e Dytë, nivelin e katërt të futbollit në Angli, pas dënimit që ia dha UEFA të premten për shkelje të rregullave për financim.

Klubi u dënua të premten nga UEFA me pezullim nga garat evropiane për dy sezonet e ardhshme, 2020/21 dhe 2021/22, si dhe u ndëshkua me 30 milionë euro gjobë, pasi që i shkeli rregullat e UEFA-s për ndershmëri financiare (FFP), transmeton Gazeta Express.

Dhoma Hetuese e UEFA-s gjeti dëshmi se klubi kishte gënjyer në raporte financiare për paratë e dhuruara nga sponsorët nga viti 2012 deri në vitin 2016, duke thënë se sponsorët kishin dhuruar më shumë para sesa që kishin dhuruar në të vërtetë vetëm sa për t’i mbuluar shpenzimet.

Ky lajm i ka gëzuar tifozët e klubeve të tjera angleze që po e kërkojnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve dhe në Ligën e Evropës këtë sezon, pasi që tani e kanë një vend të lirë.

Megjithatë, dëmi që i sjell ky dënim Manchester Cityt mund të jetë edhe më i madh sesa që ishte menduar fillimisht. Kjo pasi që Manchester City mund të mos e marrë licencën për të garuar në Premierligë, ashtu siç nuk do t’i jepet për garat evropiane.

Ekspertët ligjore të këtyre çështjeve kanë thënë për The Independent se Premierliga mund të jetë e detyruar ta ndëshkojë Manchester Cityn, pasi që edhe vetë rregullat për licencim të klubeve varet nga dokumentet e tyre dhe ndershmëria financiare.

Komitetet e Premierligës veçse i kishin diskutuar dënimet e mundshme për Manchester Cityn nëse klubi ndëshkohet nga UEFA. Deri më tani, dënimi që duket se ka më së shumti gjasa t’i jepet klubit është një zbritje në pikët e grumbulluara për këtë sezon.

Së fundi, Liga e Futbollit në Angli i ndryshoi rregullat e veta, dhe tani cilido klub që gjendet në një situatë të tillë si Manchester City do të dënohej me rënie në Ligën e Dytë, nivelin e katërt të futbollit në Angli.

Megjithatë, një dënim nuk cilësohet si shumë i mundshëm, përkundër që rregullat e përcaktojnë ashtu. Për më tepër, Manchester City është duke u bërë gati ta apelojë dënimin e UEFA-s në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...

Rrjedhin pamjet e tri fanellave të Real Madridit për sezonin e ri, me njërën ngjyrë nuk e kemi parë kurrë

Adidas dhe Real Madrid tashmë po përgatiten për sezonin e ardhshëm për sa i...