Mamia kosovare alarmon: Ajri i ndotur është vrasës i heshtur!

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rafuna: Problem të zhvillohet biznesi te ne, flitet për sulme nga Serbia çdo ditë

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë në “Pressing” të...

Delegati apostolik vjen në Prishtinë, Presidentja e falënderon që Kosovës iu lejua prania e përhershme në Vatikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë...

Mamia e njohur Razije Musa, përmes një shkrimi të bërë në Facebook është shprehur të jetë e shqetësuar tej mase me cilësinë e ajrit në Kosovë.

Përmes disa këshillave, ajo ka dhënë kontributin e saj në aspektin profesional, duke thënë se ajri i ndotur është vrasës i heshtur, plot toksina që i thithim në çdo frymëmarje janë helme që organizmi ynë i akumulon.

Indeksonline iu sjellë këshillat e mamisë:

Është me rëndësi të evitoni daljet në mëngjeset e hershme dhe në mbrëmje, të mos i hapni dritaret dhe të rini në ambientet e shtëpisë në të cilat uroj të mos pihet duhani brenda.

Fëmijët e vegjël janë duke e formuar sistemin e tyre imunitar, prandaj numri i fëmijëve me probleme me rrugët e frymëmarjes rritet gjatë kësaj periudhe.

E rëndësishme është të konsumoni ju e sidomos fëmijët ushqime të shëndetshme për të larguar toksinat.

Shfrytëzoni kohën e mandarinave, pini çajëra, ujë, dhe largoni ushqimet e shpejta.

Në menynë e fëmijëve vendosni brokolli më shpesh. Një hulumtim i bërë në Shkollën për Shëndet Publik në John Hopkins University ka gjetur se konsumimi i brokollit largon toksinat që përthithen përmes ajrit të ndotur.

Përdorni rregullisht vajin e ullirit nëse keni mundësi, nëse jo së paku fëmijëve qitjani një lugë çaji në ushqim.

Vaji i Ullirit përmban Alpha-tocopherol e njohur si vitamina E e cila ka efekt pozitiv në shëndetin e rrugëve të frymëmarjes, acidet yndyrore të Vajit të Ullirit reduktojnë inflamacionin.

Duke qenë se të vetëm nuk mund të luftojmë këtë dukuri së paku keni kujdes për veten dhe fëmijët tuaj.

SHIKO MË SHUMË

Rafuna: Problem të zhvillohet biznesi te ne, flitet për sulme nga Serbia çdo ditë

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë në “Pressing” të...

Delegati apostolik vjen në Prishtinë, Presidentja e falënderon që Kosovës iu lejua prania e përhershme në Vatikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë...

Vazhdon të shtyhet votimi i Projektligjit për shëndetin riprodhues

Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta votojë në lexim të dytë Projektligjin për shëndetin...