Macron ia çon Serbisë pesë selame, njëri është për Kosovën

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me...

Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten ka reaguar lidhur me situatën e fundit të krijuar nga...

Presidenti francez, Emmanuel Macron do të realizojë një vizitë zyrtare në Beograd.

Mediat serbe raportojnë se Macron do të sjell pesë mesazhe në Serbi ku njëri prej tyre lidhet direkt me Kosovën.

“Anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian para vitit 2028, plani që obligon Kosovën të heq taksën, përmirësimi i bashkëpunimit ekonomik, fusha e sigurisë dhe sfera e kulturës dhe rinisë”, janë mesazhet kryesore që presidenti francez parashikon t’i përcojë në Serbi, sipas “Blic”.

Kujtojmë, se Loran Rui një gazetar francez, ka thënë se kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron kanë vendosur që të përfshihen në çështjen Kosovë-Serbi, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, Franca asnjëherë nuk ka pushuar të jetë e interesuar për Ballkanin dhe Serbinë.

“Vizita e Macron në Serbi, e vërteton se interesi është rritur edhe më shumë. Edhe mua më duket se Franca shihet si një vend qendror në rajon dhe është e interesuar që Ballkani të bashkohet me BE-në, pavarësisht faktit se Macron tha se problemet duhet të zgjidhen në Bruksel dhe se kjo e zgjatë pritjen e anëtarëve të rinj”.

Rui theksoi se politika e Francës, e cila e konsideron Ballkanin dhe Serbinë si pjesë të Evropës dhe dëshiron integrimin e tyre në BE, nuk ka ndryshuar.

Sipas tij, Macron dëshiroi të vizitonte Serbinë në dhjetor të vitit të kaluar, por u pengua nga protestat në Francë.

Ai shtoi se Macron, do të qëndroj dy ditë në Serbi, ku do të ketë bisedime të shumta dypalëshe dhe do të nënshkruhen marrëveshje në fusha të ndryshme, duke përfshirë bashkëpunimin ekonomik.

Vlen të theksohet se ditë më parë, mediat në Serbi duke raportuar rreth vizitës së Macronit, thanë se Franca ka ndryshuar qëndrim ndaj Kosovës dhe po e mbanë anën e shtetit të tyre. Por, një gjë e tillë u mohua nga Qeveria e Kosovës. /Lajmi.net

SHIKO MË SHUMË

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me...

Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten ka reaguar lidhur me situatën e fundit të krijuar nga...

Hovenier: Jankoviqin e njohim mirë, jemi të shqetësuar për të – shpresoj të lirohet shpejt

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se janë të shqetësuar për ndalimin...