Lukaku flet për racizmin në futboll, Mourinhon dhe Man Unitedin

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: Me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell

Moti sot parashihet të jetë me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me...

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me...

Romelu Lukaku ka kërkuar që futbollistët të marrin më shumë përgjegjësi në fushë kur vjen puna te racizmi, në një intervistë për Sky Sports, ku ka diskutuar edhe për largimin e tij nga Manchester Unitedi dhe për kohën sa e kishte trajner Jose Mourinhon në Old Trafford.

Sulmuesi belg ka diskutuar për largimin e tij nga Manchester Unitedi pasi e kishte kuptuar se s’do të kishte shumë minuta lojë nën trajnerin e ri, Ole Gunnar Solskjaer dhe foli se si mund të kishte qenë jeta në Old Trafford nëse Mourinho do të kishte pasur sukses, transmeton Gazeta Express.

Ka pasur shumë incidente raciste në Evropë. Si ndihesh kur i sheh dhe i dëgjon këto?

Mendoj se viti i kaluar ishte një vit pikëllues për botën në përgjithësi. Shumë incidente të panevojshme ndodhën, veçanërisht në futboll, ku po e shoh këtë duke ndodhur me të vërtetë.

Këtë vit ne duhet të bëjmë punë më të mirë dhe të ndërmarrin diçka. Ne duhet t’i edukojmë njerëzit. Edukimi është çelësi – unë jam me fat që kam qenë në një shkollë ku ka pasur më shumë se 50 kombësi të ndryshme.

Unë kurrë nuk kam tentuar ta diskriminoj dikë, pavarësisht çka – religjionit, racës, seksualitetit – këto s’kanë pasur rëndësi për mua. Nëse je i mirë me mua, unë do të jem i mirë me ty. Këtë do t’ia mësoj edhe djalit tim – që askush nuk është ndryshe, të gjithë jemi të njëjtë. Thjesht duhet ta respektojmë njëri-tjetrin. Nëse personit tjetër s’i pëlqen, atëherë thjesht mos flisni.

Në futboll, ajo që më ndodhi mua, që i ndodhi Mario Balotellit e Miralem Pjanicit… Për mua, Italia është një vend i bukur për të jetuar. Por, Italia e ka potencialin të bëhet ligë po aq e mrekullueshme sa ishte në të kaluarën, por duhet të punojmë bashkë që t’i largojmë ata njerëz injorantë nga stadiumet.

Çfarë ka ndryshuar këtë sezon në krahasim me sezonin e kaluar?

Mendoj se më është dashur ta rizbuloj veten. Viti i kaluar ishte i vështirë për mua në aspketin profesional. Gjërat nuk po shkonin ashtu siç doja unë dhe nuk po luaja mirë.

Kështu që unë u desh ta gjeja atë që më mungonte dhe erdha në përfundimin që kishte ardhur koha ta ndryshoja ambientin.

Unë e mora vendimin në mars dhe shkova në zyrën e trajnerit dhe i thashë se kishte ardhur koha që unë të gjeja diçka të re.

Unë nuk po performoja dhe nuk po luaja. Mendoj se ishte më mirë për të dyja palët që ne t’i ndajmë rrugët. Mendoj se e mora vendimin e duhur.

Manchester Unitedi ka bërë hapësirë për lojtarët më të rinj, që ata ta dëshmojnë veten, dhe mendoj se kjo situatë është e mirë për të dyja palët.

Cilët trajnerë e kanë nxjerrë më të mirën nga ti?

Në mendje më vijnë Roberto Martinez, Ronald Koeman dhe tani Antonio Conte. Mendoj se Jose Mourinho do të kishte bërë punë më të mirë sesa që bëri nëse do t’i kishte pasur lojtarët që i dëshironte. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...