‘Lufta’ ndërkombëtare për (ç)njohjet e Kosovës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

MPB: Serbia ka ndaluar 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, pesë prej tyre i ka liruar

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, ka njoftuar se 10 pjesëtarë të Policisë...

Kurti bëri homazhe në përkujtim të masakrës në Poklek të Drenasit, thotë se Serbia ende nuk i hap arkivat

Në përkujtim të masakrës në Poklek të Drenasit, kryeministri Albin Kurti bëri homazhe dhe...

Çështja e njohjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës e ka ndarë bashkësinë ndërkombëtare.

“Al Jazeera Ballkan” i ka kushtuar një shkrim çështjes së njohjeve të Kosovës dhe luftës diplomatike të Serbisë për të tërhequr ato.

Sipas këtij mediumi, Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në një seancë të jashtëzakonshme solemne të Parlamentit më 17 shkurt 2008 dhe se të gjithë 109 deputetët e pranishëm ishin në favor të Deklaratës së Pavarësisë, transmeton lajmi.net.

Tutje “Al Jazeera Ballkan”, shkruan se në atë kohë ishte i menjëhershëm reagimi i qeverisë serbe e cila kishte marrë vendim për anulimin e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës duke e cilësuar si një veprim të paligjshëm dhe të njëanshëm të autoriteteve kosovare, ku edhe kishte thirrur një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit serb.

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Serbisë ishte mbajtur më 18 shkurt të vitit 2008, pra një ditë pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ku 225 anëtarët e tij votuan në favor të vendimit të Qeverisë për anulimin e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës.

Ishin deputetët e Partisë Liberal Demokratike, Lidhja e Social Demokratëve të Vojvodina dhe Partia e Hungarezëve të Vojvodina të cilët nuk votuan pro vendimit të Qeverisë serbe, transmeton më tutje lajmi.net.

Një bashkësi ndërkombëtare e ndarë

Mirëpo, kanë kaluar më shumë se 11 vite që kur Kosova e ka shpallur pavarësinë e saj dhe çështja e njohjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës e ka ndarë bashkësinë ndërkombëtare.

Siç shkruan “Al Jazeera Ballkan”, shumica e vendeve perëndimore mbështesin pavarësinë ndërsa Rusia dhe Kina e dënuan ashpër atë.

Vendi i parë që njohu pavarësinë e Kosovës ishte Kosta Rika, pastaj Afganistani. Ata u pasuan nga Shtetet e Bashkuara, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Shqipëria dhe Turqia.

Vendet që e kanë njohur pasaportën e Republikës së Kosovës si një dokument të vlefshëm udhëtimi, edhe pse nuk e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur janë: Greqia, Rumania, Sllovakia, Bosnja dhe Hercegovina, Kina, Izraeli, Brazili dhe Rusia.

“Al Jazeera Ballkan”, po ashtu ka shkruar edhe për anëtarësimin e plotë të Kosovës në UEFA dhe FIFA, anëtarësim ky që u bë në muajin maj të vitit 2016.

Duhet theksuar se Serbisë në vazhdimësi shtetet perëndimore i kanë tërhequr vërejtjen që të mos bëjnë propagandë kundër Kosovës dhe po ashtu të ndalë “luftën” e saj për çnjohjet e Kosovës.

Sipas Serbisë, shteti fundit që e ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës është Gana, e cila siç kishte theksuar Daçiq është shteti i 16-të që tërheq njohjen e pavarësisë së Kosovës. /Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

MPB: Serbia ka ndaluar 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, pesë prej tyre i ka liruar

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, ka njoftuar se 10 pjesëtarë të Policisë...

Kurti bëri homazhe në përkujtim të masakrës në Poklek të Drenasit, thotë se Serbia ende nuk i hap arkivat

Në përkujtim të masakrës në Poklek të Drenasit, kryeministri Albin Kurti bëri homazhe dhe...

Policia në Ferizaj ndëshkon dy shoferë për kundërvajtje në komunikacion

Policia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj sot rreth orës 12:35 në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik,...