Raporti i Policisë së Kosovës, botohet pa ndërhyrje për të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur brenda 24 orëve në tërë territorin e Kosovës, duke përfshirë edhe kufijtë e saj.
Rr. “Hamëz Jashari”, Lipjan 21.01.2015 -14:40. Raportohet se vetura e raportuar e vjedhur, me 22.01.2015 -16:30 është gjetur e braktisur në fshatin Grackë e Vogël. Vetura është konfiskuar dhe njësiti i forenzikës është duke bërë ekzaminimin e saj.
-RRESTIMI PPERSONIT TË KËRKUAR
Rr. “Ilir Konushevci”, Podujevë 22.01.2015-08:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Smrekonicës.
Fshati Herticë, Podujevë 22.01.2015-08:00. Në bazë të urdhëresave të lëshuara nga Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Podujevë është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Lipjanit.


