Lëvizja që vështirëson procesin e vizave

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rafuna: Problem të zhvillohet biznesi te ne, flitet për sulme nga Serbia çdo ditë

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë në “Pressing” të...

Delegati apostolik vjen në Prishtinë, Presidentja e falënderon që Kosovës iu lejua prania e përhershme në Vatikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë...

Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj kanë përmendur muajin qershor të këtij viti si optimal për heqjen e vizave nga Bashkimi Evropian, por aktualisht nuk ka kurrfarë indikacioni se vizat do të hiqen, shkruan Gazeta “Zëri”.

Gjersa ka folur rreth mundësisë për heqje të vizave në qershor Rreze Hoxha, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), ka thënë se aktualisht nuk ka asnjë indikacion të fortë se vendimi për liberalizim të vizave mund të merret gjatë muajit qershor 2019. Sidoqoftë, sipas saj, për dallim nga viti i kaluar Gjermania ka bërë një hap para drejt qëndrimit të saj karshi liberalizimit të vizave për Kosovën, shkruan Gazeta “Zëri”.

Megjithëkëtë, Hoxha ka pohuar se ende ka shtete të atilla, të cilat janë kundër heqjes së vizave për Kosovën. “Holanda dhe Belgjika, si shtete të cilat kanë hezituar t’i miratojnë rekomandimet e Komisionit Evropian për Liberalizimin e Vizave për Kosovën, vazhdojnë të mos shfaqin ndryshim në pozicionin e tyre. E për më keq, sinjal shqetësues është nisma e fundit nga shteti holandez, i cili ka kërkuar rikthimin e regjimit të vizave ndaj Shqipërisë”, ka potencuar ajo.

Prandaj sipas saj, për të vlerësuar nëse regjimi i vizave do të hiqet për Kosovën duhet pritur rezultati i zgjedhjeve parlamentare në BE, që do të mbahen në maj të këtij viti./ZËRI

SHIKO MË SHUMË

Rafuna: Problem të zhvillohet biznesi te ne, flitet për sulme nga Serbia çdo ditë

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë në “Pressing” të...

Delegati apostolik vjen në Prishtinë, Presidentja e falënderon që Kosovës iu lejua prania e përhershme në Vatikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë...

Vazhdon të shtyhet votimi i Projektligjit për shëndetin riprodhues

Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta votojë në lexim të dytë Projektligjin për shëndetin...