Lampard insiston: Chelsea s’është i interesuar për Dembelen

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Trajneri i Chelseat, Frank Lampard, i ka mohuar spekulimet se klubi londinez do të bëjë ofertë për ta transferuar sulmuesin e Lyonit, Moussa Dembelen, gjatë afatit kalimtar të këtij janari.

Trajneri dhe legjenda e Chelseat i dha lajmet e fundit për transferime, duke thënë se e ka synim transferimin e një përforcimi në repartin e sulmit këtë muaj, për shkak të shqetësimeve për pasaktësinë e skuadrës aktuale para portës kundërshtare, transmeton Gazeta Express.

Chelsea ka qenë në bisedime me Edinson Cavanin për një transferim në formë huazimi këtë muaj, pasi që sulmuesi uruguaian e do largimin nga Paris Saint-Germaini. Megjithatë, Cavani është i interesuar t’i bashkohet Atletico Madridit, që tashmë ia ka bërë disa oferta kampionit të Ligue 1.

Klubi londinez ka qenë i përfolur edhe për transferimin e Dembeles nga Lyoni për 40 milionë funte këtë muaj, përkundër që Lampardi e kishte mohuar edhe më parë interesimin e klubit për sulmuesin francez.

Tani, Lampardi ka bërë të ditur sërish se Chelsea nuk është interesuar për futbollistin, që edhe vetë ka thënë se do ta vazhdojë karrierën, të paktën deri në fund të këtij sezoni, në Ligue 1.

“Lajmet nuk janë të vërteta”, tha Lampardi për situatën e Dembeles, para se të vazhdonte të fliste për lajmet se Chelsea po tenton ta bindë Cavanin ta shkëmbejë Parisin apo Madridin me Londrën. “Unë nuk jam në bisedime me Cavanin, kështu që nuk mund t’jua them këtë”.

“Derisa dikush të jetë këtu dhe ne ta kemi transferuar atë… ajo do të jetë hera e vetme që unë duhet t’i komentoj këto situata”.

Ndërkohë, Olivier Giroud vazhdon të stërvitet me skuadrën e Chelseat, përkundër që Antonio Conte dëshirën të ribashkohet me ish-sulmuesin e tij në Inter. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...