Lajmi i fundit: Naim Malokun e kontakton Gjykata Speciale

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

sh-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Naim Maloku është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale, raporton Gazeta Express.

Këtë e ka bërë të ditur Maloku përmes Facebook’ut derisa ka shkruar se thirrjen e ka marrë sot përmes telefonit në gjuhën sllovene.

Ai ka shkruar se është ftuar në cilësinë e dëshmitarit, derisa ka shtuar se është hera e parë që është kontaktuar nga Gjykata.

Maloku ka vetëm një javë që ka dalë nga spitali, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, e për këtë ka shkruar se i ka njoftuar se nuk do të mund të udhëtojë për në Hagë.

“Bashkluftetar te mi, familjar dhe miq! Ju njoftoj qe sot, permes telefonit dhe ne gjuhen sllovene, jam kontaktuar nga Gjykata e Hages me ftese qe te paraqitem ditet ne vijim per intervistim ne cilesine e deshmitarit. Ju njoftoj gjithashtu qe eshte hera e pare qe une kontaktohem nga kjo Gjykate. Njoftova Gjykaten qe per shkak te gjendjes se renduar shendetesore une nuk mund te udhetoj per atje. Angazhimi im ne perpjekjet e popullit tim per liri, i kurorezuar me te qenit oficer i larte ne te shejten UÇK, me ben te ndihem krenar tere jeten duke lene trashegimine me te çmuar per pasardhesit e mi”, ka shkruar Maloku./Express

SHIKO MË SHUMË

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...

Depozitat në bankat vendore shkojnë në 6.05 miliardë euro

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se vlera e depozitave të reja për muajin...

Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku...