Labi: Vjosa Osmani, ia ktheu krenarinë LDK-së si Rugova dikur

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten ka reaguar lidhur me situatën e fundit të krijuar nga...

Hovenier: Jankoviqin e njohim mirë, jemi të shqetësuar për të – shpresoj të lirohet shpejt

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se janë të shqetësuar për ndalimin...

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Labinot Tahiri, ka uruar Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen për rezultatet e zgjedhjeve, duke thënë se uron që qytetarët të kenë bërë zgjedhjen më të mirë.

Ndërkaq ai tha se Vjosa Osmani arriti që për një muaj t’ia kthente krenarinë e LDK-së si Rugova dikur, duke mbledhur aq shumë vota, transmeton Indeksonline.

 

 

Tahiri shtoi se janë në pritje të rezultateve për deputetë e pastaj do të marrë veprimin e radhës.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë!

Ju falenderoj pa masë për besimin tuaj në zgjedhjet e 6 tetorit, do t’ju jem mirënjohës tërë jetën.

Do t’ju jem mirënjohës edhe që nga dita e parë kur u futa në politikë dhe kur më besuat që t’isha deputet!

Sinqerisht, urime LVV-së dhe Albin Kurtit për fitoren në këto zgjedhje, uroj që qytetarët të kenë bërë zgjedhjen më të mirë për Kosovën.

Urime edhe për znj, Vjosa Osmani, e cila arriti në një kohë prej një muaji t’ia kthente krenarinë LDK-së si Rugova dikur, duke mbledhur aq shumë vota!

Me një fjalë suksese e respekt për çdo qytetar që u lodhë për ne, duke na përkrahur deri në këto ditë zgjedhjeje!

Po presim rezultatet nga partia se si po dalim si deputetë, e pastaj do të marrë veprimin e radhës!

Me respekt, Labinot Tahiri Ferizaj, Kosovë e Shqipërisë.

SHIKO MË SHUMË

Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten ka reaguar lidhur me situatën e fundit të krijuar nga...

Hovenier: Jankoviqin e njohim mirë, jemi të shqetësuar për të – shpresoj të lirohet shpejt

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se janë të shqetësuar për ndalimin...

Diplomimi i kadetëve të rinj, Kelani: Kjo gjeneratë ka kaluar nëpër sfida të ndryshme gjatë trajnimit

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të...