“La boshllëk të madh në zemrat tona”, Vdes babai i deputetit Armend Muja

PUBLIKUAR

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka njoftuar për ndarjen nga jeta të babait të tij, Azem Muja.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Muja ka shkruar se babai i tij ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të shkurtër, duke lënë pas kujtime të paharruara dhe një boshllëk të madh në zemrat e familjarëve.

“Me dhimbje të thellë njoftojmë për ndarjen nga jeta të babait tonë të dashur Azem Muja. Ai u nda prej nesh pas një sëmundje të shkurtër duke lënë pas kujtime të paharruara dhe një boshllëk të madh në zemrat tona”, ka shkruar Muja.

Deputeti ka shtuar se detajet e varrimit do të bëhen të ditura në ditët në vijim, ndërsa ka falënderuar të gjithë për mbështetjen dhe lutjet në këto momente të vështira.

“U prehtë në paqe”, ka përfunduar ai.

SHIKO MË SHUMË

Tahiri: Kosovës i duhet qeveri e kompromisit që të nis pajtimi, jo zgjedhje të reja që të vazhdojnë mospajtimet

Ish-ministrja, Edita Tahiri, ka thënë se Kosovës i duhet një qeveri kompromisi dhe jo...

Tahiri viziton vendpunishten e urës në Mitrovicë: Kërkon hetim dhe bashkëpunim për përfundimin e projektit

Kandidati për kryetar të PDK-së në Mitrovicë, Arian Tahiri, ka vizituar sot vendpunishten e...

Aksidenti mes veturës, trenit dhe një automjeti tjetër të parkuar, një person u dërgua në QKUK – policia jep detaje

Një aksident ka ndodhur dje pasdite në rrugën “Përroi i Njelmët” në Prishtinë mes...