Kush është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave? Tifozët zgjedhin më të mirin me sistem eliminimi

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Moti sot: Me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell

Moti sot parashihet të jetë me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me...

Është një pyetje që shumë tifozë të futbollit e kanë shtruar ndër vite: “Kush është lojtari më i mirë në histori”.

Për brezin e ri, përgjigjja zakonisht është Lionel Messi ose Cristiano Ronaldo. Për brezin e vjetër, mund të flitet për Diego Maradonan ose Pelen, që  ishin më të mirë.

Në të vërtetë, është e pamundur të zgjidhet kjo, sepse është shumë e vështirë të krahasosh periudha të ndryshme.

Sidoqoftë, gazeta spanjolle Marca i ka lejuar tifozët të thonë fjalën e tyre në shpalljen e “Futbollistit më të madh në histori”.

Ata krijuan sistem sikurse ai i Kupës së Botës, ku me vota, janë të votuar 16 lojtarët më të mëdhenj ndonjëherë.


Fitues?

Epo, le të hedhim një vështrim sistemit dhe kush me kë u krahasua:


Raundi i 16

LIONEL MESSI (78%) vs  (22%) Ferenc Puskas

Eusebio (17%) vs (83%) ALFREDO DI STEFANO

Franz Beckenbauer (17%) vs (83%) RONALDO

Michel Platini (8%) vs (92%) PELE

DIEGO MARADONA (60%) vs (40%) Ronaldinho

Lev Yashin (8%) vs (92%) JOHAN CRUYFF

ZINEDINE ZIDANE (82%) vs (18%) George Best

Paolo Maldini (27%) vs (73%) – CRISTIANO RONALDO


Çerekfinale

LIONEL MESSI (70%) vs (30%) Alfredro Di Stefano

RONALDO (53%) vs (47%) Pele

DIEGO MARADONA (67%) vs (33%) Johan Cryuff

Zinedine Zidane (44%) vs (56%) CRISTIANO RONALDO


Gjysmëfinale

LIONEL MESSI (52%) vs (48%) Ronaldo

Diego Maradona (41%) vs (59%) CRISTIANO RONALDO

Vendi i tretë

RONALDO (51%) vs  (49%) Diego Maradona


Finale

Lionel Messi (46%) vs (54%) CRISTIANO RONALDO


Pra, pas votimeve e kemi – Cristiano Ronaldo si lojtari më i mirë ndonëherë duke mposhtur Messin në finale.

Messi mund të ketë një “Top të Artë”më shumë, por fitorja në votimin e Marca-s është padyshim një arritje e madhe.

Ndërkohë, braziliani Ronaldo doli në vendin e tretë, Maradona në të katërtin. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...