Kurti paralajmëron prokurorët specialë: Ata nuk mund të rrinë pasivë ndaj gjykimit të kriminelëve të luftës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me...

Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten ka reaguar lidhur me situatën e fundit të krijuar nga...

Kryeministri i ardhshëm i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka kujtuar miratimin e ndryshimit të Kodit të Procedurës Penale, më 30 maj të këtij viti, shkruan Indeksonline.

Ky kod ia ka  mundësuar sistemit të drejtësisë së Kosovës të nisë procese, të ngrejë akuza, të shqyrtojë çështjet e të dënojë kriminelët e luftës, edhe kur ata janë në mungesë.

 

 

Kurti ka thënë se ende pas gjashtë muajve Prokuroria Speciale nuk ka nisur hetimet dhe akuzat ndaj masakruesve të popullit kosovar.

“Gjashtë muaj më parë, me 30 maj, Kuvendi i Kosovës miratoi ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, duke ia mundësuar sistemit të drejtësisë së Kosovës të nisë procese, të ngrejë akuza, të shqyrtojë çështjet e të dënojë kriminelët e luftës, edhe kur ata janë në mungesë. U gëzuam kur u amandamentua ky ligj, sepse më në fund edhe Kosova po ndiqte shembullin e Kroacisë, duke fituar të drejtën për t’i përndjekur kriminelët e luftës kudo që ata janë, e jo vetëm brenda kufijve tanë. Një pjesë e emrave të tyre dihen publikisht, sepse janë ende gjallë të mbijetuarit e familjarët e viktimave”, ka shkruar ai.

“Por, prokuroria speciale po hesht. Pse nuk kanë nisur hetimet dhe akuzat? Pse nuk janë çuar ende përballë trupit gjykues masakruesit e popullit tonë? Pse nuk ka sot një konferencë të tyre për medie ku ata raportojnë publikisht për punën e tyre në këta gjashtë muaj?”.

Kurti ka thënë se prokurorët specialë nuk mund të vazhdojnë të qëndrojnë aq pasivë në lidhje me këtë çështje.

“Gjykimi e dënimi i kriminelëve të luftës është detyrë, jo vetëm përballë kombit tonë, por përballë gjithë njerëzimit. Prokurorët specialë nuk mund të vazhdojnë të qëndrojnë pasivë në lidhje me këtë”, ka thënë ai./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me...

Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten ka reaguar lidhur me situatën e fundit të krijuar nga...

Hovenier: Jankoviqin e njohim mirë, jemi të shqetësuar për të – shpresoj të lirohet shpejt

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se janë të shqetësuar për ndalimin...