Kurti ka afat deri me 4 shkurt për ta bërë Qeverinë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Nderohen dëshmorët dhe martirët në fshatin Sllovi

  Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës...

Kurti mban mbledhje të Qeverisë për t’ua ndarë rreth 17 mijë euro përfaqësuesve të Luginës

Qeveria e Kosovës është “mbledhur” sot në në një mbledhje eletronike për të votuar...

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i mandatuar për ta formuar Qeverinë e re të Republikës së Kosovës, ka 15 ditë kohë për të lidhur koalicion me subjektet politike në mënyrë që t’i sigurojë votat e mjaftueshme, në të kundërtën humb të drejtën për ta bërë qeverinë.

Data 4 shkurt është e fundit për Kurtin që ai të paraqes qeverinë për votim në Kuvend, transmeton IndeksOnline.

 

 

Presidenti i Republikës, pas kësaj date mund ta mandatojë dikë tjetër për ta formuar qeverinë e re.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës i kanë ngrirë raportet që nga java e kaluar.

Ndryshe nga herët e kaluara kur dy liderët e dy subjekteve që kanë dalë të parat në zgjedhje, takoheshin shpesh për të bërë marrëveshje bashkëqeverisëse, tani komunikimi i tyre po bëhet vetëm me postë.

Akuzat e kundërakuzat e ashpra që po bëjnë zyrtarët e këtyre partive ndaj njëri tjetrit, lënë të kuptohet se marrëveshja VV-LDK është shumë larg./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Kurti mban mbledhje të Qeverisë për t’ua ndarë rreth 17 mijë euro përfaqësuesve të Luginës

Qeveria e Kosovës është “mbledhur” sot në në një mbledhje eletronike për të votuar...

ASK: Deri më tani janë regjistruar mbi 207 mijë qytetarë, ka interesim edhe nga serbët

Më 5 prill ka nisur procesi i regjistrimit të popullsisë. Agjencia e Statistikave të Kosovës,...

Automjetet ushtarake gjermane u futën në Kosovë, KFOR: S’ka të bëjë me veriun

Të shtunën, automjete ushtarake nga Gjermania janë futur në Kosovë, përmes linjës hekurudhore në...