“Kundër Real Madridit do të luftojmë si kafshë”

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rafuna: Problem të zhvillohet biznesi te ne, flitet për sulme nga Serbia çdo ditë

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë në “Pressing” të...

Delegati apostolik vjen në Prishtinë, Presidentja e falënderon që Kosovës iu lejua prania e përhershme në Vatikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë...

Mesfushori i Sevillas, Joan Jordan, e ka paralajmëruar Real Madridit se këtë fundjavë nuk do ta ketë të lehtë të marrë fitore në La Liga, pasi që lojtarët e Sevillas “do të luftojnë si kafshë”.

Sevilla do të udhëtojë për në Madrid të shtunën pasdite për të luajtur kundër Real Madridit në Santiago Bernabeu. Ai beson se skuadra e tij, e drejtuar nga ish-trajneri i Real Madridit Julen Lopetegui, do ta dëshmojë veten në këtë ndeshje, transmeton Gazeta Express.

“Ata janë shumë të talentuar dhe do të jetë një gjë e mirë të përballemi me ta. Jam i bindur se ne do të shkojmë atje dhe do të luftojmë si kafshë dhe do ta japim më të mirën tonë për ta marrë fitoren”, ka thënë Jordan.

“Në çdo hap të karrierës sime, e kam pasur trajnerin e përsosur”, tha Jordan, kur u pyet për bashkëpunimin me Lopeteguin. “Mendilibar erdhi në një moment kyç dhe tani e njëjta vlen edhe për Lopeteguin”.

“Ai kërkon që ne ta mbajmë shumë topin dhe kjo më ndihmon shumë. Unë vij nga një stil plotësisht të ndryshëm të futbolli dhe, tani që po punoj me Julenin, jam lojtar shumë më i kompletuar”.

Jordan u transferua ën Svilla nga Eibari gjatë verës dhe ai përshtatur mirë në klub, duke u bërë tashmë njëri ndër mesfushorët më të rëndësishëm në skuadrën e Lopeteguit.

“Jam shumë i lumtur me mënyrën se si kanë shkuar gjërat që nga dita e parë. Unë po e përjetoj njërën ndër momentet më të mira të jetës time në një nivel personal dhe ky është momenti i duhur për t’i bërë hapat e duhur në lojën time. Jam në vendin e përsosur për ta bërë këtë”.

“I gjithë grupi ka shumë besim. Gjëja më e rëndësishme është puna që po e bëjmë, duhet të krijojmë raste gjatë ndeshjeve dhe ne e dimë se dinamika do të ndryshojë, golat do të vijnë. Unë nuk mund të mos e pranoj se duhet të përmirësohemi, por jam i bindur se golat do të vijnë”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...

Rrjedhin pamjet e tri fanellave të Real Madridit për sezonin e ri, me njërën ngjyrë nuk e kemi parë kurrë

Adidas dhe Real Madrid tashmë po përgatiten për sezonin e ardhshëm për sa i...