Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, uron qytetarët e komunës së Lipjanit, me rastin e festës së 28 nëntorit, 102 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar si dhe ditës së flamurit.
“ Qytetarë të nderuar të komunës së Lipjanit, në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Lipjanit, ju uroj festat e nëntorit, shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë si dhe ditën e flamurit”, ka thënë kryetari Ahmeti.
“ Nëntori mbetet muaj i krenarisë, muaj i zgjimit, muaj i idealëve, muaj i bashkimit. Në këto ditë feste përkujtojmë gjithë ato gjenerata që shënuan historinë tonë. Andaj përkulemi me ndershmëri para martirëve dhe dëshmorëve tanë, që me veprën e tyre kolosale shënuan pavarësinë dhe lirinë e popullit shqiptar”, ka thënë Ahmeti.
Gëzuar festën e 28 nëntorit, kjo ditë ndjehet shpirtërisht e pafundësisht, thuhet në urimin e kryetarit, të komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.