Kryetari Ahmeti takohet me përfaqësuesit e organizatës OMPAK

PUBLIKUAR

21 janar 2014- Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, sot ka pritur në zyrën e tij përfaqësuesit e organizatës multietnike për persona me aftësi të kufizuara në Lipjan.

Kryetari Ahmeti, u shpreh i gatshëm që do t’i trajtojë me kujdes të veçantë këtë kategori të ndjeshme të shoqërisë sonë.

“ Do të isha i lumtur sikur të më lejohet mundësia të kontribuoj në çdo kërkesë nga ana e juaj” , ka theksuar kryetari Ahmeti, duke shtura se, do t’i trajtojë me kujdes të gjitha kërkesat e organizatës OMPAK, dhe krahas buxhetit të lejuar do t’i ndihmojë ata.

Ndërsa kryetari i Organizatës Multietnike për Persona me Aftësi të Kufizuara në Lipjan, z. Fadil Behluli ka prezantuar planin e punës për vitin 2014-2017 dhe ka falënderuar kryetarin Ahmeti, për ndihmën e dhënë gjerë më tash

SHIKO MË SHUMË

Buja me rastin e betimit të asambleistëve: Urojmë që angazhimi juaj të jetë i mbarë dhe i suksesshëm

Shukri Buja ka ururar 10 asambleistët e zgjedhur për kuvendin e komunës së Lipjanit,...

Imri Ahmeti betohet si Kryetar i Komunës së Lipjanit

Imri Ahmeti është betuar si Kryetar i Komunës së Lipjanit. postimi plotë nga Ahmeti:   Të dashur...

Zjarr në fshatin Kojsk të Lipjanit, lëndohen dy persona

Një zjarr ka shpërthyer gjatë ditës së diel në fshatin Kojsk të Lipjanit, ku...