Kryesia e LDK-së: S’lejojmë askë të vije në struktura të partisë përmes dhunës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Aksidenti me fatalitet në Lipjan: Kërkohet paraburgim për shoferin e kamionit

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit...

Ramiz Qeriqi thotë se gjatë kohës së luftës i ka raportuar Fatmir Limajt dhe jo Rexhep Selimit

(Përditësuar, ora 13:11)- Dëshmitari Ramiz Qeriqi tha se gjatë kohës së luftës kur ka...
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në mbledhjen e sotme, nën kryesimin e kryetarit Mustafa, diskutoi për procesin e zgjedhjeve të brendshme në LDK.

Kryesia vlerësoi se procesi ka avancuar dhe se është përfunduar në një pjesë të konsiderueshme të degëve, në një atmosferë të garës dhe të konkurrencës së brendshme.

Sipas njoftimit, zgjedhjet po përcillen me një interesim të shtuar për anëtarësime dhe prurjeve të reja nëpër degë, transmeton Indeksonline.

“Procesi zgjedhor është i rëndësishëm për forcimin dhe rigjenerimin e LDK-së si parti shtetformuese dhe tepër e rëndësishme për të gjitha proceset që ka kaluar dhe po kalon Kosova. Në këtë prizëm, LDK sheh edhe interesimin e medieve dhe të publikut për zgjedhjet në LDK”, thuhet në njoftim.

Kryesia e LDK-së rikonfirmoi qëndrimin e saj dhe të Këshillit të Përgjithshëm për një proces demokratik dhe të paimponuar nga asnjë palë dhe nga asnjë individ.

Gara në LDK zhvillohet si sfidë dhe konfirmim i individëve para anëtarësisë. Tentimet që dikush të vjen në struktura të LDK-së përmes rrugëve të tjera, veçmas dhunës siç ishte rasti në një nëndegë në Degën e LDK-së në Mitrovicë, janë të papranueshme dhe jashtë kulturës dhe sjelljes së LDK-së.

“Prandaj, ata që nuk janë në gjendje të respektojnë rregullat, duhet të tërhiqen dhe mos ta dëmtojnë procesin, sepse si të tillë do të jenë të papranueshëm”, u tha në takimin e sotëm të Kryesisë.

SHIKO MË SHUMË

Sot mot i vranët e me shi

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Temperaturat minimale do...

ASK: Deri më tani në Kosovë janë regjistruar 530 mijë banorë

Agjencia e Statistikave të Kosovës po mban konferencën e radhës lidhur me ecurinë e...

Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri 15 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë do të jetë me kushte...