Krasniqi nga “Germin”: Mosnumërimi i votave të diasporës përbën shkelje kushtetuese

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Martin Berishaj përfundon deklaratën në Prokurorinë Speciale të Kosovës

Ambasadori i Kosovës në Kroaci Martin Berishaj, ka dhënë deklaratë në Prokurorinë Speciale të...

Oriola Marashi në deti, “trazohet” interneti

Oriola Marashi ka publikuar një fotosesion nga pushimet e saj luksoze në një vend...

Lirim Krasniqi nga organizata për diasporën ‘Germin’, ka vlerësuar se vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për refuzimin e kërkesës për numërimin e votave nga diaspora të ardhura pas afatit të paraparë, si shkelje kushtetuese.

“Këtë çshtje e kemi trajtuar si shkelje e një të drejte themelore që garantohet me nenin 45 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, ka thënë Krasniqi në Info Magazine të Klan Kosova.

“Sa i përket vendimit të sotëm te PZAP-së, përmes tij vendimi i mëhershëm i Gjykatës Supreme ose konstatimet e Gjykatës Supreme trajtohen si sugjerime – diçka që është shumë problematike ngase vendimi dhe konstatimi i Gjykatës Supreme nuk lë hapësirë  për argument”.

“Ne këtë drejtim konsiderojmë se PZAP ka bërë tejkalim të kompetencave sepse është vetëm organ administrativ dhe në rastin më të mirë do të duhej të urdhëronte KQZ-në që t’i pranonte këto pako me fletëvotime dhe të procedohen si vota të rregullta, sepse dërgesat postare janë të vlefshme dhe data e dërgimit është ajo qe merret parasysh”, tha ai.

Krasniqi ka vlerësuar se 4 mijë e 639 votat e diasporës që kanë arritur pas afatit të parapare duhet të trajtohen si vota të rregullta ngase duhet të merret parasysh data e dërgimit. Sipas tij nuk mund të fajësohen votuesit për shkak të vonesave për shkaqe teknike.

Ai gjithashtu shtoi se kufizimi kohor për votimin nga diaspora duhet të ndryshojë.

“Kufizimi kohor duhet të shtyhet për shkak se ardhja me vonesë nuk ka ndikuar në procesimin e votave të tjera apo numërimin e votave të tjera. Rrjedhimisht ky kufizim kohor përbën shkelje kushtetuese”, tha Krasniqi.

SHIKO MË SHUMË

Martin Berishaj përfundon deklaratën në Prokurorinë Speciale të Kosovës

Ambasadori i Kosovës në Kroaci Martin Berishaj, ka dhënë deklaratë në Prokurorinë Speciale të...

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti po vazhdon të tregojë disa nga të arriturat e...

Arrestohen tre persona për veprat penale me narkotikë, sekuestrohen 34 mijë euro, armë e drogë

Policia e Kosovës në dy raste të ndara ka kryer kontrolle dhe arrestuar tre...