Kosova, e mposhtur nga korrupsioni

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Muhaxheri për vrasjen e gruas në Pejë: Vështirë të flitet për trishtimin që po përjeton qyteti ynë

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka reaguar në lidhje me vrasjen e gruas që...

60 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë

27 aksidente me të lënduar dhe 33 me dëme materiale kanë ndodhur gjatë 24...

9 Dhjetori njihet ndryshe edhe si Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, e cila shënohet edhe në Kosovë. Në këtë ditë, sikur edhe viteve të kaluara, Kosova kritikohet për mosluftimin e korrupsionit, derisa bëhen thirrje që politika t’i heqë duart nga gjyqësori. Deri në muajin nëntor të këtij viti nuk është ngritur as edhe një aktakuzë për “Korrupsion”, shkruan sot gazeta Zeri

Edhe pse vazhdimisht ka pasur kritika nga ndërkombëtarët për luftimin e korrupsionit, Kosova edhe këtë vit ka humbur luftën kundër tij. Institucionet e drejtësisë vlerësohet se ende nuk kanë marrë masat konkrete në luftimin e korrupsionit, i cili po mbetet sfidë për to. Njohës të çështjeve të drejtësisë në vend kanë kërkuar që politika t’i heqë duart nga gjyqësori e po ashtu që të rriten dënimet për ata që bëjnë vepra penale.

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë për “Zërin” se luftimi i korrupsionit kërkon vullnet politik e institucione të pavarura të drejtësisë. Sipas tij, deri në muajin nëntor të këtij viti nuk është ngritur as edhe një aktakuzë për korrupsion. “Instituti i Kosovës për Drejtësi në muajin nëntor publikoi raportin ‘Dështimet speciale në luftimin e korrupsionit në Kosovë’. Ky raport konstaton se, sikurse vitet e mëhershme, edhe viti 2019 është vit i humbur në luftën kundër korrupsionit

SHIKO MË SHUMË

Muhaxheri për vrasjen e gruas në Pejë: Vështirë të flitet për trishtimin që po përjeton qyteti ynë

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka reaguar në lidhje me vrasjen e gruas që...

60 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë

27 aksidente me të lënduar dhe 33 me dëme materiale kanë ndodhur gjatë 24...

Vrasjet e grave, Haxhiu thërret në takim akterët e institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë

Pas vrasjes së dy grave brenda pak ditëve në Kosovë, ministrja e Drejtësisë, Albulena...