Komuna e Lipjanit është përgjigjur partive opozitare ne Lipjan duke thëne se të kacavarren për të nxjerrë dhjam nga pleshti. Ndryshe PDK – dega në Lipjan ka kërkuar llogari nga Kryetari i Komunës për këtë gjendje të rëndë që është krijuar, për keqpërdorimin e parasë publike, për shkeljen e premtimeve të dhëna para qytetarëve, për mashtrimet dhe manipulimet kinse për pushtet të drejtësisë!
Gjeni reagimin e plot të komunes se Lipjanit:
Disa komunikata të partive opozitare në Lipjan po provojnë të kacavarren për të nxjerrë dhjam nga pleshti. Në fakt një opinion i Agjencisë Anti Korrupcion që asnjë fjalë dyshimi për korrupcion nuk e jep por shpreh opinionin rekomandues derisa akoma nuk është përfunduar procedura e tenderimit, dmth opinioni i Agjencisë Anti Kurrupcion mban datën kur akoma nuk është mbyllur tenderi dhe kur akoma nuk janë ditur as ofertuesit as qmimet e ofertuara. Prandaj asesi nuk flitet për dyshime të cilat dëshiron me çdo kusht ti plasoj në opinion opozita lipjanase. Në fakt duke mos gjetur kurrë asnjë element dyshimi për shkelje ligjore, prandaj e kanë shumë vështirë të luajnë rolin e opozitës dhe po përpiqen që përmes dezinformatave të tregojnë aktivitetin e tyre.
Andaj këtë sqarim e bëjmë për ta informuar publikun lipjanas dhe më gjërë se gjatë gjithë punës tonë të deritanishme asnjë tender nuk është anuluar nga OSHP – Organi Kompetent i Prokurimit Publik dhe asnjëherë nuk i kemi tejkaluar mjetet e parapara buxhetore. Por për fatin e keq të tyre tendenca e rrënimit dhe dezinformimit është produkt shpirtëror dhe i lindur i disa adoloshentëve politik që konsum ditor e kanë shpifjen.
Ata që e kanë lënë Komunën në borxhe të shumta, arsimin të shkatrruar, që kanë lënë shkolla pa infrastrukturë, ata që i kanë nisur me dhjetra objekte në teren dhe nuk i kanë përfunduar, ata që i kanë futë në listë të pagave familjarët e tyre kurrë pa punuar, ata që pasurinë e Komunës kanë dhënë pa qera për vite të tëra militantëve dhe familjarëve të vet, ata që shpërdoruan me pronën komunale ekstremisht, ata që ndërtuan pallate në qytet pa leje ndërtimore e shumë e shumë shkelje të tjera. Mirëpo shumë shpejt ata do të përgjigjen para ligjit. Qytetarët e Lipjanit dhe më gjerë duhet të dinë se vetëm nga një lokal pronë e Komunës i kemi inkasuar mjete financiare për buxhetin e Komunës sa për 6 vite të mëparshme të cilat nuk janë inkasuar nga të gjitha lokalet e Komunës. Ndërsa e hyra nga qeraja për një vit është realizuar sa për 6 vitet e mëparshme që nuk është realizuar. Komuna jonë prin ndër Komunat e Kosovës në realizimin e të hyrave vetanake. Ne kemi marrë mirënjohje nga Instucionet relevante si Komuna numër një për menaxhimin e pasurisë dhe aseteve të Komunës etj.
Për dijeninë e qytetarëve lipjanas ne e kemi ftuar vet Agjencinë Anti Korrupcion të monitoroj çdo kontratë, edhe sot ftojmë publikisht Agjencinë Anti Korrupcion dhe çdo qytetarë dhe institucion tjetër relevant që të monitorojnë gjithë aktivitetet e prokurimit në Komunën e Lipjanit.
Ne mbetemi të përkushtuar dhe të palëkundur në parimet tona të qeverisjes së mirë, transparente dhe të ligjshme në përmbushjen e objektivave qeverisëse.
Komuna e Lipjanit
Zyra për Informim


