Kloppi s’do ta lejojë asnjë shitje këtë muaj

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lajçak thotë se shoqëritë e Kosovës dhe Serbisë s’e duan normalizimin: Sa herë Kurti e Vuçiq bëjnë ndonjë hap, ka kritika

Emisari i BE’së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, përgjegjës për bisedimet Kosovë-Serbi, ka thënë...

Moti sot me diell dhe vranësira: minimalja 0 gradë Celsius, maksimalja deri në 16

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të pakta në orët e...

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, nuk do ta lejojë shitjen apo huazimin e asnjë lojtari të ekipit të parë gjatë afatit kalimtar të janarit. Ai do t’i ketë të gjithë lojtarët në dispozicion gjatë tentimit për ta fituar Premierligën.

Strategu gjerman dëshiron që e gjitha skuadra e tij të jetë e gatshme për agjendën e ngarkuar gjatë pjesës së dytë të sezonit, kur Liverpooli shpreson ta fitojë titullin e parë të Premierligës në 30 vjet, transmeton Gazeta Express.

Kloppi nuk dëshiron të huazohet as lojtarët më të rinj dhe po tenton t’i bindë ata se të gjithë do ta kenë një rol për ta luajtur deri në fund të sezonit.

I vetmi lojtar të cilit ia ka lejuar huazimin është sulmuesi adoleshent Rhian Brewster. Ai është dërguar në formë huazimi në Swansea për të marrë më shumë përvojë.

Në anën tjetër, kjo do të thotë se Xherdan Shaqiri do të mbetet në Liverpool, përkundër interesimit të  Romës për të. Shaqiri shpreson të paktën të ketë më shumë minuta lojë gjatë pjesës së mbetur të sezonit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...