Klopp reagon ndaj lajmit për përjashtimin e Manchester City nga Liga e Kampionëve

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se ndien keqardhje për Pep Guardiolën dhe lojtarët e Manchester City, për shkak të përjashtimit të klubit të tyre nga garat evropiane.

UEFA e pezulloi City’n nga pjesëmarrja në garat evropiane për dy vjet, për shkelje serioze të rregullave të fair-play’t financiar, transmeton Gazeta Express.

City planifikon të ankohet ndaj vendimit të UEFA-s dhe i ka 10 ditë kohë për ta çuar këtë çështje në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

“U trondita kur e dëgjova lajmin. Mund ta parafytyroj sa e vështirë është për ta në këtë moment”, tha Klopp.

“Nuk ia kam idenë sesi funksionojnë këto gjëra – por çfarë mund të them unë është se nën udhëheqjen e Pep Guardiolës, Manchester City luan futboll sensacional. Gjithmonë e kam adhuruar futbollin e tyre”, shtoi gjermani.

“Të jem i sinqertë me ju, më vjen keq për Pep dhe lojtarët, sepse, natyrisht ata nuk kanë bërë asgjë të keqe. Ata thjesht kanë luajtur futboll dhe atë futboll sensacional. Pep i ka ndihmuar ligës ta përmirësojë futbollin”, theksoi Klopp. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...