Këtë fundjavë përballja e parë me Specialen

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Aksidenti me fatalitet në Lipjan: Kërkohet paraburgim për shoferin e kamionit

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit...

Ramiz Qeriqi thotë se gjatë kohës së luftës i ka raportuar Fatmir Limajt dhe jo Rexhep Selimit

(Përditësuar, ora 13:11)- Dëshmitari Ramiz Qeriqi tha se gjatë kohës së luftës kur ka...

Këtë fundjavë drejt Hagës do të udhëtojnë ish-eprorët e lartë të UÇK-së Rrustem Mustafa dhe Sami Lushtaku, të cilët të hënën e ardhshme do të merren në pyetje nga prokurorët e Speciales. Në fillim të javës së ardhshme drejt qytetit holandez do të udhëtojë edhe Sabajdin Cena, ish-epror nga Zona Operative e Pashtrikut.

Rrustem Mustafa, ish-komandant i Zonës Operative të Llapit, dhe Sami Lushtaku, ish-komandant i Zonës Operative të Drenicës, këtë fundjavë pritet të udhëtojnë për në Hagë pas ftesës që kanë marrë nga Gjykata Speciale. Ndërsa të hënën e ardhshme drejt qytetit holandez do të udhëtojë edhe Sabajdin Cena, ish-epror nga Zona Operative e Pashtrikut.

 

 

Avokati mbrojtës i Mustafës dhe i Lushtakut, Arianit Koci, ka thënë për “Zërin” se klientët e tij do të intervistohen të hënën në Hagë. “Në këtë vikend do të udhëtojmë për në Hagë. Të dielën në mbrëmje ne duhet të jemi atje, pasi të hënën fillon intervistimi. Mustafa dhe Lushtaku do të intervistohen ndaras”, ka bërë të ditur Koci./zeri/

SHIKO MË SHUMË

Sot mot i vranët e me shi

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Temperaturat minimale do...

ASK: Deri më tani në Kosovë janë regjistruar 530 mijë banorë

Agjencia e Statistikave të Kosovës po mban konferencën e radhës lidhur me ecurinë e...

Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri 15 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë do të jetë me kushte...