KDI: Të gjitha palët të respektojnë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Instituti Demokratik i Kosovës ka bërë thirrje të respektohet vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e mandatarit të Qeverisë dhe u ka kërkuar të gjitha palëve që të sigurojnë një tranzicion demokratik të pushtetit nga Lëvizja Vetëvendosje te koalicioni LDK-AAK-Nisma dhe minoritetet.

Njoftimi i plotë i KDI’së:

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka përcjellë në vazhdimësi të gjitha zhvillimet lidhur me çështjen e mandatarit për formimin e qeverisë së re, që prej inicimit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë ‘Kurti’, e deri tek aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, që i jep të drejtë mandatarit të propozuar nga subjekti i dytë për formim të qeverisë.

KDI konsideron që vendimi i djeshëm i Gjykatës lidhur me dekretin e Presidentit ka sqaruar disa prej dispozitave dhe parimeve më të ndjeshme që ndërlidhen me formimin e qeverisë, duke evituar situata të bllokimit edhe në të ardhmen.

KDI ju  bën thirrje të gjitha subjekteve politike dhe institucioneve të vendit që të respektojnë në plotni aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, si institucioni vetëm që ka përgjegjësinë për interpretimin e Kushtetutës, dhe i cili është obligativ për të gjitha institucionet në Kosovë.

Është në përgjegjësinë e të gjitha palëve të përmbahen nga gjuha dhe veprimet jodemokratike, duke siguruar tranzicion të qetë të pushtetit, i cili është qenësor për të ruajtur funksionimin e shtetit. KDI rikujton se vendi ndodhet para proceseve të rëndësishme politike dhe sfidave ekonomike, që kërkojnë konsensus dhe funksionalitet të plotë të institucioneve.

KDI përkrahë të drejtën e qytetarëve për të shprehur mospajtimet e tyre nëpërmjet protestës, për sa ato janë demokratike dhe nuk prodhojnë tensione të cilat do të mund të dëmtonin të ardhmen e Kosovës dhe qytetarëve të saj.

SHIKO MË SHUMË

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...