Kalkulimet për ndarjen e ministrive mes Vetëvendosjes dhe LDK-së

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

rbërie Nagavci ka thënë për “Zërin” se janë dakorduar të kenë vetëm 12 ministri. Sipas saj, ende nuk ka diskutime se kush do të udhëheqë ministritë e caktuara, por të gjithë do të udhëheqin në bazë të parimeve të qeverisë “Kurti” dhe se ministrat dhe zëvendësministrat nuk do t’i takojnë partisë së njëjtë. Sipas analistëve, të dy subjektet duhet të bëjnë një qeveri më ndryshe nga ato të deritashmet, si dhe të realizojnë premtimet e tyre, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Ndonëse po priten rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe nga Lëvizja Vetëvendosje, që në fillim janë dhënë sinjale për lidhjen e një koalicioni. Me arritjen e një marrëveshjeje këto dy parti do të duhet të ndajnë edhe ministritë, të cilat do t’i udhëheqin. Për ndarjen e dikastereve ministrore ndërmjet këtyre dy subjekteve ka ditë që në ambientet politike dhe jopolitike të vendit përflitet kush kë do ta udhëheqë, madje përmenden edhe emra konkretë nga të dy taborët politikë.

Fillimisht kalkulohen preferencat e LVV-së të shfaqura publikisht nga kjo parti. Vetëvendosja pritet të marrë atë të Punëve të Brendshme, të Financave dhe Ministrinë e Drejtësisë, ministri këto për të cilat në njëfarë mënyre LVV-ja shumë më herët publikisht i ka shfaqur si preferenca të vetat.

Menjëherë pas shpalljes së rezultateve preliminare nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku e para doli Lëvizja Vetëvendosje, kreu i saj Albin Kurti kërkoi lidhjen e koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës, pasi që i vetëm nuk do të mundë ta formojë Qeverinë. Në rast të një koalicioni mes këtyre dy subjekteve do të bëhet edhe ndarja e ministrive.

 

Kurti kishte përmendur tri ministritë të cilat do t’i marrë Lëvizja Vetëvendosje, atë të Punëve të Brendshme, Ministrinë e Financave, si dhe Ministrinë e Drejtësisë.

Në krye të Ministrisë së Financave madje është përfolur të jetë nënkryetari i Vetëvendosjes, Besnik Bislimi. Po ashtu Vetëvendosja flitet se do të marrë edhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë, si dhe Ministrinë e Shëndetësisë.

Në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme janë përfolur disa emra, si Rexhep Selimi e Xhelal Sveçla, ndërsa në atë të Shëndetësisë Arben Vitia. Ministrinë e Punëve të Jashtme pritet ta marrë Lidhja Demokratike e Kosovës, ku në krye të saj do të jetë Vjosa Osmani, për të cilën flitet se do të mbajë edhe postin e zëvendëskryeministres në Qeverinë e pritshme LVV – LDK. LDK-ja do të marrë edhe postin e kryetarit të Kuvendit dhe këtë post kjo parti do t’ia besojë me gjasë Kujtim Shalës e po ashtu edhe Ministrinë e Arsimit, si dhe disa poste të zëvendësministrave në ministritë të cilat do t’i udhëheqë Vetëvendosja.

Vetëvendosja e LDK-ja presin dakordim për ndarjen e ministrive

Për dallim nga qeveritë e kaluara, në rast se Lëvizja Vetëvendosje pas publikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve del e para do të ulet numri i ministrive në vend.

Ish-deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, e cila ka kandiduar edhe për një mandat të deputetes, ka thënë për “Zërin” se janë dakorduar që të kenë vetëm 12 ministri. Ajo ka thënë për “Zërin” se ende nuk ka diskutime se kush do të udhëheqë ministritë e caktuara, por që sipas saj të gjithë do të udhëheqin në bazë të parimeve të qeverisë “Kurti”. Nagavci ka thënë se ministrat dhe zëvendësministrat që caktohen nuk do t’i takojnë partisë së njëjtë.

“Ajo që është më e rëndësishmja fillimisht është harmonizimi i programeve. Grupet punuese do të punojnë në harmonizimin e programeve. Jemi dakorduar që të kemi 12 ministri. Për çështjet tjera do të vendosim në ndërkohë. Nuk ka ndonjë diskutim se kush do të udhëheqë ministritë e caktuara, por kushdo që të jetë i caktuar do të udhëhiqet nga parimet e qeverisë ‘Kurti’ dhe për gjërat që dakordohemi bashkë. Jemi dakorduar që të kemi një qeverisje të përbashkët. Nëse ministri është i një subjekti politik, zëvendësministri do të jetë i subjektit tjetër politik”, ka thënë ajo.

Në anën tjetër, ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili po ashtu ka kandiduar edhe për një mandat të deputetit, Imet Rrahmani, ka thënë për “Zërin” se Kryesia e LDK-së do të vendosë se cilat dikastere do t’i marrë.

Rrahmani, i cili më herët ka qenë ministër i Shëndetësisë, ka thënë se nuk ka ndonjë qëllim që të ndërhyje në marrjen e kësaj ministrie. “Këto janë tema të bisedimeve të partnerëve të koalicionit. Partnerët e koalicionit, Kryesia e LDK-së, kryetari e kandidatja për kryeministre e nënkryetarët, vendosin se cilat dikastere do t’i marrë LDK-ja e cilat LVV-ja”, ka deklaruar ai

Analisti i çështjeve politike dhe kushtetuese në vend, Mazllum Baraliu, ka thënë për “Zërin” se Lëvizja Vetëvendosje duhet të mos shkaktojë probleme sa i përket ndarjes së dikastereve. Sipas tij, të dy subjektet duhet të bëjnë një qeveri më ndryshe nga ato që kanë qenë deri tani, si dhe duhet të realizojnë premtimet e tyre.

Përndryshe, Baraliu ka vlerësuar se ka anëtarë të LDK-së të cilët nuk janë të interesuar për një marrëveshje serioze mes dy subjekteve.

“Ka zëra të ndryshëm në LDK që nuk janë për një marrëveshje serioze, gjë që nëse lidhet ajo marrëveshje do të zgjasë, por që ka edhe gjasa të mos bëhet fare marrëveshja. Këta zëra të LDK-së janë me të vërtetë për t’u çuditur dhe për t’u analizuar, sepse në qoftë se dikush e ka marrë besimin nga votuesit, atëherë do të duhej të reflektonin mirë, sepse nuk është në dëshirën e tyre që ta nënçmojnë besimin që u është dhënë nga elektorati për ndryshim. Ndryshimi nënkupton që dy partitë opozitare të bëjnë një qeveri të përbashkët dhe të vazhdojnë me një platformë bashkëqeverisëse”, ka deklaruar ai./ZERI

.

SHIKO MË SHUMË

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Moti sot: Me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell

Moti sot parashihet të jetë me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me...