Kadetët e Policisë s’mund t’i përballojnë ushtrimet, po japin dorëheqje

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Qeveria e Shqipërisë fillon konsultimet e projektligjit për shëndetin seksual dhe riprodhues

Një grua mund të bëhet nënë përmes riprodhimit të asistuar pasi të ketë kaluar...

Ambasada amerikane bën thirrje: Dhuna në familje është krim, mos duroni!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë thirrje që të...

425 kadetët e rinj që u pranuan në Policinë e Kosovës po përballen me ushtrime të vështira e herë të papërballueshme.

Disa prej tyre, për arsye të ndryshme e kanë ndërprerë udhëtimin e tyre për t’u bërë polic e për t’i shërbyer shtetit të Kosovës.

Kohëve të fundit, raporton lajmi është rritur numri i kandidatëve që kanë kërkuar dorëheqje. Kjo bëhet e ditur përmes një përgjigje nga Policia e Kosovës.

Aty thuhet se për shkaqe personale, për studime si dhe për kujdesi ndaj prindit, dorëheqje kanë dhënë shtatë kadetë.

“Që nga fillimi i trajnimit të Gjeneratës  54 me datën 21.01.2019 deri me sot, dorëheqje kanë dhënë 7 kadetë. Arsyet e dorëheqjes janë si në vijim:  arsye personale,  për studime,  për kujdesje  ndaj prindit”, thuhet në përgjigjen e lajmi.net.

Megjithatë, në realitet duket se arsyetimet e dhëna nuk qëndrojnë.

Kadetë të cilët aktualisht po i vijojnë trajnimet në këtë Akademi, në kushtet anonimiteti kanë thënë për lajmin se ushtrimet e vështira po i detyrojnë ata të largohen.

Madje ata thonë se nuk kanë munguar as rastet kur ndonjëri prej tyre është lënduar.

“Ka ushtrime të vështira. Disa janë larguar edhe prej tyre. Ka pasur edhe raste ku në trajnime atyre u ka rënë të fikët dhe kanë pësuar lëndime”, thonë ata.

Sidoqoftë, informacione të tilla nuk janë konfirmuar edhe zyrtarisht.

Kujtojmë, se kjo gjeneratë është e para që ndjek një trajnim profesional të validuar

SHIKO MË SHUMË

Qeveria e Shqipërisë fillon konsultimet e projektligjit për shëndetin seksual dhe riprodhues

Një grua mund të bëhet nënë përmes riprodhimit të asistuar pasi të ketë kaluar...

Ambasada amerikane bën thirrje: Dhuna në familje është krim, mos duroni!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë thirrje që të...

Lajçak thotë se shoqëritë e Kosovës dhe Serbisë s’e duan normalizimin: Sa herë Kurti e Vuçiq bëjnë ndonjë hap, ka kritika

Emisari i BE’së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, përgjegjës për bisedimet Kosovë-Serbi, ka thënë...